Gjashtë dukë të fisit Württemberg, trashëgimtarë të mbretit Ferdinad (princ i Bullgarisë në periudhën 1887-1908 dhe mbret i saj - 1908-1918) lidhën marrëveshje me Ministrin bullgar të Bujqësisë Rumen Porozhanov. Sipas kësaj marrëveshjeje ata tërhiqen nga procesi gjyqësor, ku merr pjesë i afërmi i tyre Simeon Sakskoburggotski – ish-mbret (1943-1946) dhe ish-kryeministër i Bullgarisë (2001-2005), për pronësinë mbi 1650 hektarë pyjesh në malin Rilla.
Nëpërmjet marrëveshjes dukët njohin si shtetërore të ashtuquajturat “pyje mbretërore”, të kthyera trashëgimtarëve të Ferdinandit në periudhën 2003 – 2005. Restitucioni konsiderohet si i diskutueshëm. Ai u realizua në bazë të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese nga viti 1998, i cili shpalli si kundërkushtetues një ligj nga viti 1947 për konfiskimin e pronës së ish-mbretërve dhe të trashëgimtarëve të tyre. Sot shteti i kërkon prapa pyet e kthyera. Pas tërheqjes së dukëve nga procesi, të pandehurit mbeten Simeon Sakskoburggotski dhe motra e tij Maria-Luiza, të cilat i zotërojnë pyjet. Të pandehur të procesit janë gjithashtu tri shoqëri, të cilave ish-kryeministri dhe motra e tij u kanë shitur toka.
Gjatë verës së vitit 2024, një bashki e kryeqytetit dhe banorët e saj treguan se si në mënyrë të thjeshtë mund të jemi të lumtur dhe të bashkuar si një komunitet – të ulur në një tavolinë të përbashkët. Në korrik 2024, në rrugën "Ekzarh Josif", dhe në..
Nënpresidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova, ndodhet për vizitë në qytetin Taraklia, Moldavi, më 19 dhe 20 shtator. Sot, ajo është e ftuar zyrtare në ceremoninë solemne të ndarjes së çmimeve për fituesit e konkursit të esesë për nxënës dhe studentë..
Me mendje të ndritura si tuajat, me zemra të pastra si tuajat dhe me ambicien që keni, jam i sigurt se e ardhmja jonë është e ndritur, harmonike dhe premtuese. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen Zheljazkov, kur u dorëzoi çmimet nxënësve bullgarë që..