Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po rritet numri i pensionistëve në Bullgari që punojnë

Foto: arkiv

146 mijë janë pensionistët në Bullgari që punojnë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Që nga viti 2014 po rritet numri i bullgarëve që preferojnë të punojnë pasi kanë dalë në pension. Vetëm gjatë 2 viteve të fundit ai është rritur me 18 500 veta. Shumica prej tyre duan të sigurohen që të rritet përmasa e pensionit të tyre. Gratë zakonisht punojnë në institucionet për fëmijë, në tregti, kuzhina, si qepëse, infermiere, ose farmaciste, ndërsa burrat si rojë, shoferë, ndërtues dhe blegtorë. Më shumë punonjës pensionistë ka në Sofje dhe Plovdiv, ndërsa më pak – në Silistra, Tërgovishte dhe Kërxhali.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta vende-vende në fusha dhe lugina të mbrojtura nga era. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në Sofje – rreth 1°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Vranësirat do të..

botuar më 25-01-31 7.35.MD

Një kontigjent nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të ruajë kufirin bullgaro-turk

Një kontingjent i përbashkët oficerësh nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të përforcojnë sigurinë në kufirin bullgaro-turk nga 3 shkurti, njoftoi Ministria e Brendshme. Fillimi i aktivitetit të përbashkët do të shënohet me një ceremoni zyrtare..

botuar më 25-01-31 5.36.MD

Shoferët e taksive bllokuan Terminalin 2 në Aeroportin e Sofjes

Taksistët u mblodhën në protestë në Aeroportin e Sofjes, duke bllokuar për pak kohë pasditen e sotme hyrjen dhe daljen e Terminalit 2. Ata janë të pakënaqur me rregullat e reja të qëndrimit në aeroport, të cilat hynë në fuqi më 9 janar. Sipas tyre, në..

botuar më 25-01-31 5.00.MD