Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Mbretëria e magjepsur” – ekspozitë kushtuar 130 vjetorit të lindjes së Nikollaj Rajnovit

7
“Natyra e stilizuar”, 1922

Deri më 7 prill në Galerinë e Arteve Figurative në Sofje mund të shihet ekspozita “Mbretëria e magjepsur” kushtuar 130 vjetorit të lindjes së Nikollaj Rajnovit. Publicist dhe piktor, krijues i shumanshëm me interesa të larmishme, ai ishte një nga figurat më të rëndësishme të artit bullgar gjatë gjysmës së parë të shekullit XX. Në ekspozitën e tanishme mund të shihen vepra nga tërë rruga e tij krijuese. Ka tablo nga periudha më e hershme e krijimtarisë së tij – fillimi i shekullit të kaluar, nga koha kur ai mësonte në Shkollën Shtetërore Artistike dhe Industriale (sot Akademinë Kombëtare të Arteve) te profesori Harallampi Taçev dhe Stefan Baxhov.

E reja në ekspozitën tonë është mënyra e prezantimit të krijimtarisë së tij – shpjegon Stanisllava Nikollova, njëra prej kuratorëve të ekspozitës. – Krijimtarinë e tij e ndamë në dy pjesa të mëdha të paraqitura në dy salla. Njëra me tablotë dekorative të Nikollaj Rajnovit, tablo këto të cilat janë të lidhura me tekste të tij konkrete teorike. Ato u zgjodhën posaçërisht dhe tregojnë mënyrën e punës së tij – pse preferon peizazhin, çfarë shikon në të... Si në veprat, ashtu edhe në tekstet ndihet një misticizëm. Në sallën tjetër mund të shihet krijimtaria e tij në fushën e grafikës dhe të arteve të aplikuara. Janë të paraqitura grafika e tij, projekte për kopertona, disa prej të cilave mund të shihen për herë të parë. Televizioni Kombëtar Bullgar siguroi dy filma për krijimtarinë e Nikollaj Rajnovit. Kështu që bëmë provë të prezantojmë personalitetin e tij në një dritë krejt të ndryshme.

“Pema e vjetër”, 1937-1939

Nikollaj Rajnovi u la brezave vepra të shumta poetike, beletristike, filozofike, libra mbi çështjet e arteve të bukura, folklorit, etnografisë. Krahas kësaj ai bashkëpunonte me shtypin periodik dhe studionte shumë monumente të kulturës. Një fakt pak i njohur është se u përfshi edhe në realizimin e afreskeve të Tempullit Monument “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje.

Në ekspozitë ka vepra edhe nga ekspozita e tij e parë e vetme me vete, rregulluar në vitin 1922 në qytetin Pllovdiv. Çfarë tjetër mund të shihet nga bota magjike e Nikollaj Rajnovit në Galerinë e Arteve Figurative në Sofje?

Ka vepra nga vitet 30-të shekullit të kaluar, të cilat karakterizohen me interesin e tij ndaj natyrës, si dhe me një teknikë specifike, emblematike për piktorin – tregon Stanisllava Nikollova. – Ai pikturonte mbi fije të argjendit me llak gjë që krijon ndjenjën se drita vjen nga tabloja. Duke përdorur këtë teknikë kërkimet e autorit kishin të bëjnë me botën përrallore, me mbretërinë e mineraleve, e bimëve dhe e kafshëve... Është tepër specifik qëndrimi i tij ndaj luleve, fluturave, zogjve. Që kur ishte gjallë ai gjithnjë thoshte se frymëzohet nga Lindja, se e pëlqen artin japonez. Estetika e tij është lidhur tepër fortë me secesionin. Mund të thuhet se ai ishte njeri prej piktorëve të parë bullgarë, të cilët filluan të punojnë në këtë stil. Zanafilla ishte në librat e tij – duke punuar mbi ilustrimet, ai dalë-ngadalë filloi të imponojë këtë stil.

Në programin shoqërues çdo të enjte parashikohen biseda për krijimtarinë e Nikollaj Rajnovit. Ato janë në lidhje me “Ligjëratat” e organizuara prej tij në vazhdim të 10 viteve në Akademinë e Arteve të Bukura, ku çdo të dielën mbante leksione të historisë së artit, leksione këto të cilat secili mund të frekuentonte. Më 3 prill do të mbahet një konferencë organizuar nga Instituti i Letërsisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Në të do të lexohen kumtesa të ndryshme me zbulime të reja për krijimtarinë e Nikollaj Rajnovit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: sghg.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD