Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“S’ka asgjë më të mirë se moti me shi”

22 mars Dita botërore e ujit

Petja Radkova, “Ka shpëtim!” – fotografi nga konkursi, çmimi i pare

Sot më 22 mars shënojmë Ditën botërore të ujit me moto: “Uji për të gjithë! Çdokush është me rëndësi!” Qëllimi është qëme fushata informative dhe diskutime të tërhiqet vëmendja ndaj problemeve të mijëra njerëzve në botë, të cilët akoma nuk kanë të drejta të barabarta sa i përket qasjes në ujë të pastër e të pijshëm.

Para nëntë vjetëve OKB-ja e njohu të drejtën e qasjes në ujë të pastër e të pijshëm dhe në kanalizim si e drejta themelore e njeriut që ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe për jetën dhe për ushtrimin e të drejtave të tjera. Kjo do të thotë – qasje e lirë në përdorimin e këtij resursi në sasi të mjaftueshme për nevoja personale dhe shtëpiake. Pavarësisht nga kjo sot pothuaj dy e treta e njerëzimit të paktën një muaj në vit vuan nga mungesa e rëndë e ujit për shkak të kushteve klimatike, konflikteve ushtarake apo stuhive natyrore.

Gjatë disa vjetëve të fundit Bullgaria disa herë pasoi dëmtime të rënda për shkak të përmbytjeve. Prandaj Asociacioni Bullgar i Ujërave si organizator i ngjarjeve kushtuara Ditës botërore të ujit e vë theksin mbi problemin e ujërave të shiut. Në kalendarin e eventeve ka një konkurs fotografik me titull “S’ka asgjë më të mirë se moti me shi”:

Ilija Levkov – “Lotët e motit”, fotografi nga konkursi, mbajtësi i çmimit të publikut online

Sivjet fokusi është mbi temën për ujërat e shiut, sepse ajo është lidhur me ndryshimet e klimës dhe për fat të keq prognozat e ekspertëve janë se kjo tendencë do të vazhdojë në të ardhmen – tha inxh. Ivan Ivanov, kryetari iAsociacionit Bullgar të Ujërave – Fotografët, të cilët marrin pjesë në konkurs na dërguan foto në vërtetë të mrekullueshme. Tema është interpretuar nga pikëpamje të ndryshme. Me kënaqësi ju them se sivjet morën pjesë dhe shumë nxënës”.

Nikolla Kolev “Mbrëmje vjeshte me shi” – fotografi nga konkursi

Kuadrot në konkurs mund të shihen në faqen e Facebook-ut të Asociacionit Bullgar të Ujërave, ku përdoruesit zgjodhën 50 fotografi, kushtuara ujit. 40 të tjerët janë zgjedhur nga juria e ekspertëve, e cila i caktoi dhe fituesit. Ekspozita është renditur në galerinë “Pika e kuqe ”DEPOT FOR ART në Sofje dhe mund të shihet deri më 23 mars.

Adelina Truhçeva – “Duke pritur në shi”, fotografi nga konkursi

Tema për ujërat e shiut, për dobitë dhe rreziqet që ato sjellin, ishte diskutuar në një tryezë të rrumbullakët të organizuar ngaAsociacioni Bullgar i Ujërave një ditë para Ditës botërore të ujit. Ndër propozimet e asociacionit është ndarja e kanalizimit – për ujërat e zeza dhe për ujërat e shiut dhe ndërtimi i sistemeve për mbledhje dhe pastrim lokal të ujërave të shiut nën sipërfaqeve të mëdha të asfaltuara.

"Pastrimi i ujërave të shiut dhe atyre të zeza mbetetnjë nga sfidat më të mëdha për Bullgarinë – shpjegoi inxh. Ivanov. Ne si shtet-anëtar i Bashkimit Evropian jemi të detyruar të ndërtojmë impiante të ujërave të zeza në të gjitha vendbanimet ku jetojnë më shumë se 2000 veta. Për fat të keq akoma jemi larg këtij qëllimi dhe kjo mund të bëhet arsye për sanksione. Me siguri po bëjmë përpjekje në këtë drejtim .Këtë që duhet ta kuptojmë të gjithë njerëzit dhe posaqërisht ata që merren me menaxhimin e ujërave është se ndotja e bën ujin të papërshtatshme për të pirë."

Sipas inxhinierit Ivanov ndotja me nitrate për shkak të përdorimit jo të drejtë të plehrave kimike në bujqësi nuk kontrollohet në mënyrë të vazhdueshme në Bullgari. Dhe pastrimi i ujit prej tyre është shumë i shtrenjtë.

"Përveç se nuk i kontrollojmë mjaftë ndotësit e njohur, duhet të themi se ka edhe shumë ndotës të rinjtha inxhinieri Ivan Inanov. – Diskutohet gjerësisht tema për produktet farmaceutike, të cilat gjenden në ujërat natyrore. Ekzistenca e tyre konstatohet vështirë, të mos flasim për trajtimin e tyre, ndërsa ato kanë një efekt shumë negativ mbi organizmat e gjalla. Ka vende, ku në të vërtetë i kushtohet një vëmendje të madhe këtij problemi. Këtu është roli i shoqatave si Asociacioni Bullgar i Ujërave, të cilat duhet të punojnë për aplikimin e këtyre normave kudo."

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qendra e Trajnimit në Aeroportin e Sofjes do të trajnojë specialistë nga e gjithë bota

Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..

botuar më 25-02-08 7.30.PD
 Foto/ Shkolla bullgare e së dielës

Tërmete, thatësira, turbina ere... eko-sfidat bashkojnë nxënës nga Bullgaria, Italia dhe Danimarka

Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..

botuar më 25-02-07 7.30.PD
Foto: Qendra e Shpëtimit të Breshkave Tokësore

Dimri i breshkave - ekipi i Qendrës së Shpëtimit pranë fshatit Banja kujdeset për mbi 200 banorë të saj

Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..

botuar më 25-02-06 7.20.PD