Padrejtësia sociale është ndër frikët më të mëdha të bullgarëve të rinj. Skepticizmi evropian dhe nihilizmi kombëtar nuk gjejnë vend ndër ta. Këtë e tregojnë të dhënat e studimit krahasues sociologjik të të rinjve në shtetet ballkanike.
Për 85% prej tyre me rëndësi më të madhe është sesi duken. Pavarësia personale dhe karriera gjithashtu janë me prioritet. Një e pesta prej tyre nuk lexojnë fare, ¼ - nuk ushtrojnë sporte. 61% e të rinjve nuk dëshirojnë të emigrojnë, por ata që kanë arsim më të ulët më tepër janë të mendimit se mund ta bëjnë këtë. Për imazhin e përgjithësuar të bullgarit të ri bisedojmë me sociologun Përven Simeonov, i cili është drejtori ekzekutiv i agjencisë „Gallup International“:
"Me sa duket, stili i jetesës së konsumatorit dhe përdorimi i pamjaftueshëm i kohës së lirë janë ndër faktorët, të cilët çojnë deri në konkluzionin se tek ne njerëzit e rinj gjithnjë e më vonë largohen nga shtëpia e prindërve dhe ndërmarrin hapa si martesa dhe lindja e fëmijës. Shpesh deklarojnë se respektojnë institucionin e martesës dhe deklarojnë përkatësi ndaj modelit të familjes me dy fëmijë, por në fakt nuk është kështu. Por qetësues është fakti se kjo tendencë nuk është vetëm bullgare – ndoshta kjo është fryma e kohës, d.m.th. rinia jonë është në hap me kohën.
Vetëm 14% prej fëmijëve kanë dallime politike me prindërit e tyre. A është zgjidhur konflikti mes brezave?
“Fakti se pikëpamjet e të rinjve përkojnë me ato të prindërve të tyre është një shenjë për këtë se tranzicioni në Bullgari tashmë është përfunduar. Rebelimi i gjeneratës së mëparshme, rebelimi kundër baballarëve tashmë është në të kaluarën e kjo është një shenjë për normalizimin e marrëdhënieve. Fakti se politizimi i madh dhe ballafaqimi i brezave mbetet në të kaluarën ndoshta është një dukuri pozitive."
Të rinjtë e renditin në vend të parë lirinë, pastaj fitimin. Por një pjesë shumë e vogël prej tyre interesohen për politikë – vetëm 7%.
Unë dyshoj se ata vënë në vend të parë lirinë sepse kjo është përgjigja e drejtë. Ndër frikësimet e tyre në vend të parë është padrejtësia sociale dhe kjo shihet kaq qartë për herë të parë. Ky përsëri është një “normalizim” – për një periudhë të gjatë individualizmi ishte në vend të parë. Shqetësuese është përqindja e njerëzve, të cilët janë të mendimit se notat në Bullgari blihen – kjo është shenjë për pragmatizëm të skajshëm. Ata mendojnë se dijet e fituara në shkollë dhe në universitet nuk u përgjigjen kërkesave të tregut të punës. Dhe jo në vend të fundit, mendojnë se fati është faktor në kërkimin e punës – diçka që nuk flet mirë për shoqërinë tonë në përgjithësi.
Të rinjtë parapëlqejnë mediat sociale, ku i çojnë teknologjitë?
"Teknologjia tashmë ka arritur një fazë të intelektit artificial dhe pas pak kohe ndoshta do të hyjë brenda trupit të njeriut. “Përmirësimi teknologjik” (“upgrade”) tashmë bëhet një term legjitim dhe gjatë viteve të ardhshme do të vërejmë zhvillim të vrullshëm në këtë drejtim. Një çështje tjetër është a do të kemi mundësi të përfshihemi në këtë proces ne bullgarët. Ky proces e ndan botën më dysh – në qendër, kur njerëzit mund t’ia lejojnë vetes këtë zhvillim, dhe në periferi – ku njerëzit jo vetëm se nuk do të mund t’ia lejojnë vetes këtë, por bile do të mbeten në një shkallë më të ulët të evolucionit. Sepse po të mund të përmirësosh sytë, veshët apo ndonjë pjesë tjetër të trupit, por tjetri nuk mund ta bëjë këtë – kjo tashmë është problem i evolucionit”.
Bullgaret e reja janë tërësisht të emancipuara, lexojnë më shumë sesa djemtë, mësojnë më shumë dhe më shpesh marrin diploma universitare.
“Gratë qëndrojnë më shumë në shtëpi – diçka që është stereotip, por duke qenë në shtëpi ato kanë qasje të barabartë në botën e jashtme në sajë të teknologjive të reja dhe rrjeteve sociale. Kjo është në fuqi për të gjitha moshat, por më e dukshme është kjo tendencë ndër përfaqësueset e brezit të ri. Pikërisht mediat sociale i barazojnë shanset, sepse profesionet e reja mund të ushtrohen në kompjuter dhe nuk kërkojnë punë fizike. Dhe pikërisht aty gruaja dhe burri janë me mundësi të barabarta”.
Akoma nuk është bërë analiza e thelluar e studimit të fondacionit “Friedrich Ebert” në 10 shtetet ballkanike, shtoi Përvan Simeonov. Në Bullgari ai është realizuar nga instituti “Ivan Haxhijski” dhe agjencia „Gallup International“.
“Këtë që akoma tani mund ta them është se ka nivele kureshtare të përkatësisë kombëtare. Do të analizojmë qëndrimin ndaj dy pohimeve provokuese: “jam krenar që të jem shtetas i vendit tim” dhe “është mirë që në shtetin tim të jetojnë vetëm bullgarë të vërtetë”. Të rinjtë bullgarë klasifikohen në vend të parë në Ballkan sa u përket të dyja pohimeve. D.m.th. vërehet një ndjenjë patriotike që ndoshta shkon edhe përtej patriotizmit. Ndoshta sepse edhe në botën perëndimore kjo është në modë. Ose sepse kohët e fundit vetëm ne nuk kemi luftuar në lidhje me këto tema. Gjëja pozitive është se tek ne patriotizmi shtohet bashkë me evropeizmin. Në Bullgari duket se s’ka vend për skepticizëm evropian dhe për nihilizëm kombëtar, me fjalë të tjera ne nuk do të mohojnë as Evropën, as vendin tonë”.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: BGNES
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..