Në çastin e fundit kryetari i Parlamentit Evropian Antonio Tajani e shtyri për javën e ardhshme debatin dhe votimin e pakos së diskutueshme legjislative “Mobiliteti I”, kundër së cilës Bullgaria punon tashmë disa muaj me radhë, të përkrahur nga disa shtete të tjera “periferike” të BE-së. Lidhur me këtë shtyrje Kryeministri Bojko Borisov paralajmëroi se nuk duhet të gëzohemi paraprakisht dhe bëri thirrje për mobilizim të të gjitha forcave për votimin e ardhshëm. Protestat e zhvilluara në Bruksel dhe Sofje gjatë ditës së mërkurë të transportuesve bullgarë gjithashtu treguan se akoma nuk ka një zgjidhje të pranueshme për ta, por vetëm hapa të vogla në drejtimin e synuar.
Pas dështimit të përpjekjes së katërt për pranimin e pakos “Mobilitet 1, ajo ishte kthyer në Komisionin e transportit për rishqyrtim dhe bashkërendim të të gjitha 1200 ndryshimeve të bëra në tekstin legjislativ. Për pakon në fjalë ishin bërë tri raporte dhe vetëm dy prej tyre u pranuan në Komision. Kjo përbën një shkelje e procedurës dhe prandaj hyrja e pakos në sallën plenare të PE ishte e padrejtë.
Deri tani Bullgaria gjithmonë ka qenë ndër anëtarët më të urtë të BE-së dhe përveç rritjes së subvencionimeve dhe aderimit në Zonën Shengen, nuk ka pasur pretendime të tjera ndaj Brukseli. Përveç kësaj gjithmonë është përpjekur të zbatojë vendimet e fuqive më të mëdha. Tani ajo për herë të parë në mënyrë të hapur kundërshton një vendim të Bashkimit.
Se çfarë më konkretisht nuk u pëlqen transportuesve të mëdhenj bullgarë në pakon “Mobiliteti I”, të njohur edhe si pakoja “Makron”?
Shtetet si Franca dhe Gjermania, të shqetësuara nga konkurrenca e firmave të regjistruara në vendet-anëtare, ku shpenzimet e udhëtimit janë më të ulëta, arritën të imponojnë statusin e punëtorit me shërbim për shoferët në sektorin e transportit ndërkombëtar (atyre duhet paguar dietë në përputhje me kushtet dhe standardin e jetesës në shtetin ku udhëtojnë). Teksti legjislativ parashikon gjithashtu se shoferët duhet të pushojnë jashtë kabinës së automjetit, në hotel. Ata duhet të kthehen në shtetin, ku është regjistruar firma e tyre të paktën një herë në katër javë, me përjashtim të disa rasteve të veçanta. Kushtet në fjalë nuk janë të zbatueshme për Bullgarinë dhe për shtetet e tjera “periferike” të Bashkimit Evropian dhe atyre mund t’u përgjigjen vetëm kompanitë e mëdha të transportit të regjistruara në pjesën më të zhvilluar të Evropës. Firmat nga Evropa Lindore nuk disponojnë me mjetet e domosdoshme për plotësimin e dispozitave dhe sipas Bashkimit bullgar të Transportuesve Ndërkombëtarë bëhet fjalë për “luftë ekonomike me mjetet e politikës”.
Deputeti bullgar në PE Cvetosllav Malinov mendon se pakoja në përgjithësi është i mirë, por përmban “dispozita të drejtuara posaçërisht kundër transportuesve bullgarë”. Kushtet “më të mira” të punës janë të tilla vetëm për shoferët nga Evropa Perëndimore, kurse në Evropën Lindore respektimi i rregullave të reja me siguri do të çojë në falimentimin e kompanive në këtë sektor, uljen e pagave apo pakësimin e numrit të nëpunësve. Në Bullgari janë kërcënuar të paktën 200 000 veta.
Bullgaria dhe vendet periferike evropiane, të cilat na përkrahin, dinë se nuk mund ta hedhin poshtë plotësisht pakon e diskutueshëm të masave, por dëshirojnë të paktën që fjala e tyre të dëgjohet dhe të bëhen kompromiset e mundshme në përputhje me interesat e tyre. Dhe siç thotë deputeti bullgar i PE-së Andrej Kovaçev:
„Kur në një atmosferë më të qetë dhe më normale, në një parlament, i cili nuk është duke përfunduar mandatin e vet, por i cili spo ka marrë besimin e votuesve, diskutohen këto çështje dhe detajet e të gjitha dispozitave të direktivës, atëherë situata do të jetë më e pranueshme. Prandaj mendoj se një vendim i tillë nuk duhet marrë tani. Shumë prej gjërave tashmë kanë gjetur zgjidhjen e përshtatshme, Këshilli gjithashtu ka pikëpamjen e vet për këtë temë, por përsëri them se sipas meje duhet të presim zgjedhjen e përbërjes së re të Parlamentit Evropian dhe ajo duhet ta marrë vendimin përfundimtar”, insiston deputeti evropian Andrej Kovaçev.
Autoritetet bullgare të përfaqësuar nga Ministri i transportit Rosen Zheljazkov në mënyrë të qartë dhe kategorike përkrahin kërkesat e firmave të transportit. Në këtë situatë nuk mund të përjashtohet mundësia për kërkimin e mendimit të Gjykatës së Bashkimit Evropian. Kompanitë në sektor tani për tani janë të mendimit se kanë fituar përparësi taktike, por nuk e kanë fituar luftën.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..