Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga ajri i ndotur në Bullgari vdesin 15 mijë veta në vit

Foto: arkiv

Zakonisht e lidhim ndotjen e ajrit me sistemin e frymëmarrjes dhe me problemet respiratore, por në qoftë se i trajtojmë në mënyrë më të thelluar shkaqet për mortalitetin e lartë në botën moderne, do të shikojmë në themelin e tyre ndotjen me grimca fine prej pluhuri. Sipas të dhënave  të Agjencisë Evropiane për Mjedisin, çdo vit mbi 400 000 veta në Bashkimin Evropian vdesin para kohe për shkak të ndotjes së ajrit, kurse në Bullgari - 15 mijë/ sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë/. Statistika e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në një plan global është edhe më e frikshme - 7 milionë në vit.

"Jo rastësisht mes publikimeve më të thelluara për vitin e kaluar në European Heart Journal është një analizë për rolin e ndotjes, posaçërisht me grimca fine prej pluhuri për sëmundjet e zemrës, shënon kardiologu profesor Ivo Petrov, konsulent kombëtar mbi kardiologjinë invazive. Në të mbi bazën e studimeve të shumta dëshmohet se: Posaçërisht ndotja me grimca fine prej pluhuri është një nga faktorët më të mëdhenj rrezikues për zhvillimin e hershëm të sëmundjeve kardiovaskulare, bashkë me diabetin, duhan pirjen, nivelet e larta  të kolesterolit dhe hipertensionin arterial. Milionë njerëz në vit vdesin nga sëmundjet e zemrës, të shkaktuara  nga ndotja e ajrit. Sipas një studimi në shtetin Juta, kur ka një ngjeshje më të lartë të grimcave fine prej pluhuri, përshpejtojnë dhe infarktet dhe goditjet e trurit."

Specialistët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë  janë kategorikë, se grimcat fine prej pluhuri dhe më në veçanti fraksioni PM 2,5 me përmasa nën 25 mikron jo vetëm se thithen, por dhe bien në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe bashkë me gazrat e dëmshme kanë një efekt toksik mbi zemrën, dëmtojnë enët e gjakut, shkaktojnë infarkte, goditje të trurit, sëmundje të veshkave dhe të pankreasit. Dhe në qoftë se pirja e duhanit, shpërdorimi me alkool dhe narkotikë është një zgjedhje personale, ndotja e ajrit është çështje e një përgjegjësie shoqërore.

Grimcat fine të pluhurit janë rrjedhojë e djegies së lëndëve të ngurta dhe të lëngështa, e veprimtarive industriale e të tjera. Në Bullgari dy burimet bazë të ndotjes  janë ngrohja shtëpiake (40%) dhe transporti (60%). Vetëm nga trafiku i automobilave ndotja me grimca fine të pluhurit është 40%.  Nivelet e pranueshme në kufirin e Bashkimit Evropian janë 25 mikro-gramë mbi metër kubik, derisa Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron, se ndikimi i dëmshëm nuk duhet të kalojë 10 mikro-gramë. Por, tek ne ndotja është shumë herë më e lartë, për shkak të së cilës gjatë vitit 2018 Gjykata Evropiane e Drejtësisë është informuar për mospërputhje me standardet e Bashkimit Evropian për cilësinë e ajrit.

"Bullgaria ka tanimë një procedurë penale në një fazë përparuese për pastërtinë e ajrit atmosferik-pasojnë sanksione financiare, nënvizoi avokati Pllamen Taushanov  nga Asociacioni Bullgar për Mbrojtjen e Pacientëve në një forum në Sofje, kushtuar problemit me ajrin: Duhet t’i bëhet një pasqyrë rregullores normative ekzistuese, planeve të Ministrisë së Mjedisit dhe të Ujit dhe institucioneve të tjera shtetërore, që të kuptohet se çfarë bëjnë mbi këtë çështje. Çfarë bën administrata e automobilave, a po e forcon kontrollin? A ka një politikë të taksave për stimulimin e përdorimit të automobilave të rinj? A janë të informuar njerëzit, a ka maska cilësore për mbrojtje nga grimcat fine të pluhurit?"

Në Programin Kombëtar të Bullgarisë për përmirësimin e cilësisë së ajrit atmosferik (2018-2024) vihet në dukjese sobat e vjetra ndotëse të ajrit me lëndë djegëse të ngurta duhet të ndërrohen deri në vitin 2021 të paktën në 26 bashkitë, të cilat kanë probleme me ndotjen e ajrit. Tanimë janë aplikuar taksa të reja ekologjike për automobilat. Nga data 6 qershor 2018 hyri në fuqi Ligji i ri për lëvizje nëpër rrugë, i cili detyron përdorimin e katalizatorëve. Pavarësisht nga masat, Sofja po vazhdon të jetë një nga kryeqytetet më të ndotura evropiane: Ku është zgjidhja?

"Në qoftë se bëhet një bilanc i vërtetë i pasojave shëndetësore nga ndotja, aplikimi i transportit publik falas do të zgjidhë probleme të shumta, është kategorik pulmologu doktor Aleksandër Simidçiev.Në këtë mënyrë përdorimi i automobilave do të bëhet i paleverdishëm nga ana ekonomike. Qytetet të cilat e kanë aplikuar këtë sistem për të përballuar emisionet e dëmshme dhe grimcat fine të pluhurit, tanimë po llogarisin rezultate shumë të mira. Shpresojmë që Bashkia e Kryeqytetit të mund t’i aplikojë këto masa."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pamje nga Caribrodi

"Kombi i shopëve" si një grup etnografik bullgar dhe një "diagnozë" serbe

Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..

botuar më 25-02-11 7.10.PD

Karta bullgare e identitetit është zgjedhur si më e mira në Evropë në një ekspozitë prestigjioze në Zvicër

Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..

botuar më 25-02-10 3.57.MD

Fëmijët bullgarë fituan një konkurs në SHBA për të projektuar një koloni hapësinore

Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..

botuar më 25-02-10 11.22.PD