Radioja Kombëtare Bullgare mori çmimin special të Konkursit Ndërkombëtar për Incizim të Muzikës Popullore “Svetozar Straçini Grand Pri”, që u zhvillua më 27 dhe 28 maj të këtij viti në Bratislavë të Sllovakisë. Kënga e dashurisë nga krahina e Dobruxhës “Moj Todoro” në interpretim të këngëtares 17 vjeçare Petja Paneva dhe në shoqërim të fyelltarit të talentuar nga Orkestra e Muzikës Popullore Nedjallko Nedjallkov u dallua me çmimin për mjeshtri vokale. Incizimi u realizua në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare nga regjisori i zërit Atanas Kopçev dhe producentia Vanja Moneva.
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..