Sofja feston përvjetorin e 140-të të shpalljes së saj kryeqytet të Bullgarisë në një moment të remonteve të mëdha në pjesën e saj qendrore. Riparimi përparon ngadalë për shkak të planifikimit të keq, mungesës së profesionalizimit nga ana e firmave të ndërtimit, të metave të projekteve arkitekturore dhe kontrollit joefektiv nga ana e bashkisë.
Parimisht ideja është e mirë, pjesa qendrore e qytetit kishte nevojë për rinovim dhe adaptim në kushtet e reja të zhvillimit të qytetit, ku popullsia tashmë tejkaloi 1.5 mln banorë, ndërsa rryma e turistëve po rritet gjithnjë e më shumë. Teorikisht nuk duhej të kishte probleme, akoma më tepër se vendimet e reja urbanistike u paraqitën dhe u miratuan jo vetëm nga ekspertët, por dhe nga përfaqësuesit e banorëve të qytetit. Bëhet fjalë për një prej rrugëve tregtare në qendër të qytetit, e cila mban emrin e kontit rus Ignatiev – “Graf Ignatiev”, dhe linjat e tramvajit atje, për një rrugë më të qetë, gjithashtu në pjesën qendrore të kryeqytetit, ku ndodhet shtëpia e Patrikut të letërsisë bullgare Ivan Vazov, për një pjesë të rrugës, ku gjendet godina e Ministrisë së Punëve të Brendshme – “Shesti Septemvri” (“6 Shtatori”) dhe për tri kopshte në “kërthizën e Sofjes” – afër Klubit të mrekullueshëm Ushtarak, kishës-emblemë “Sveti Sedmoçislenici” (“Kirili dhe Metodi dhe pesë dishepujt e tyre”) dhe godinës madhështore të Parlamentit.
Shuma e përgjithshme e riparimeve tejkalonte 10.5 mln euro (pothuajse të gjithat subvencionime evropiane) dhe meremetimet filluan gjatë verës së vitit 2018. Ishte parashikuar rinovimi i infrastrukturave nëntokësore komunale, i asfaltimit të trotuareve, binareve të tramvajeve, mobilieve të kopshteve, gjelbërimit në tri kopshtet etj. Mirëpo, punët e rinovimit ende po vazhdojnë dhe askush nuk mund të thotë se kur do të mbarojnë dhe në fund të fundit sa do të kushtojnë. Shkaku kryesor për përfundimin e paqartë janë “remontet e pafund të remonteve”, siç bëjnë shkaka sofjanasit, ku rregullohen gabimet e bëra. Pllakat prej guri në kopshtin e kishës nuk u pëlqyen nga kryeqytetasit dhe firma-zbatuese u detyrua t’i zëvendësojë me të tjera.
Pajisjet mbrojtëse për kalimtarët në linjat e tramvajit në rrugën “Graf Ignatiev” gjithashtu u ndërruan për të njëjtin shkak. Në sheshin “Garibaldi” u ngrit një monument i zi prej graniti me një mur ujor, i cili në kuadrin e disa ditëve shkaktoi komente të ashpra, pakënaqësi të madhe dhe mori nofkën “Varri”, gjë që çoi në demontimin e tij të shpejtë.
Punimet e rinovimit vështirësuan jo vetëm banorët në zemrën e qytetit, por edhe biznesin. Në fund të fundit pothuaj 70 për qind e dyqaneve në rrugën tregtare “Graf Ignatiev” falimentuan për shkak të uljes drastike të numrit të klientëve, të cilët nuk kishin akses te dyqanet. Për këtë arsye tregtarët ngritën padi kolektive kundër Bashkisë së Kryeqytetit. Avokatja e tyre Ivana Murxheva shpjegoi se kjo është një forme e përshtatshme përmes së cilës njerëzit bashkë mund të mbrojnë të drejtat e veta dhe të kërkojnë një dëmshpërblim të drejtë. Nëpunësit e bashkisë sigurojnë se janë në dijeni dhe se po të ketë vonesë, ose puna nuk është kryer mirë do të ketë gjoba të mëdha për firmën zbatuese dhe ajo madje mund të mos marrë shumën e marrëveshjes. Tani për tani pothuajse nuk ka sofjanas, të cilët të jenë të kënaqur nga pamja e re e zemrës së kryeqytetit.
Saga lidhur me rinovimin e pjesës qendrore të kryeqytetit ndodh në sfondin e zgjedhjeve të ardhshme vendore dhe çështja është se si do të ndikojnë të gjitha këto probleme mbi autoritetin e këshilltarëve bashkiakë dhe të vetë kryetares së Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova? Është herët të thuhet, sepse ende ka kohë deri në vjeshtën dhe deri atëherë rinovimet ndoshta do të kenë mbaruar. Optimistët premtojnë se në fund të fundit gjithçka do të përfundojë me sukses dhe qendra ideale e Sofjes pas renovimit do të jetë shumë atraktive.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..