Kryeprokurori Sotir Cacarov dha urdhër për t’u kontrolluar se si janë marrë pronësitë e patundshme nga Kryetari i Komisionit Antikorrupsion Pllamen Georgiev, nga biri i drejtorit të Shërbimit Kombëtar të Hetimeve dhe nga bashkëshortja e Kryetarit të Gjykatës së Lartë të Kasacionit. Me kërkesë të Kryeministrit Bojko Borisov shefi i Komisionit Antikorrupsion Georgiev doli me leje derisa të mbarojë kontrolli. Pasi për shkak të skandalit lidhur me marrjen e pronësive të palëvizshme me çmime më të ulëta dha dorëheqje edhe Ministrja e Drejtësisë Cecka Caçeva, Kryeministri propozoi për ministër të ri shefin e deritanishëm të Komisionit Legjislativ Parlamentar Danaill Kirillov. Presidenti Rumen Radev deklaroi se e ka hequr besimin e vet nga Kryetari i Komisionit Antikorrupsion që ditën e mërkurë, duke e ftuar jo atë, por zëvendësin e tij për të mbajtur një raport në mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar luftimit të korrupsionit në nivelet e larta të pushtetit, mbledhje kjo që do të mbahet ditën e hënë javën tjetër.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..