Për të hyrë Bullgaria në programin për heqjen e vizave ka dy mundësi. E para të ulet përqindja e refuzimeve, tha ambasadori i SHBA-së në Bullgari Eric Rubin. Sipas tij kuota maksimale e refuzimeve është 3 për qind, përderisa Bullgaria është me 13 për qind refuzime. Ai theksoi se aktualisht 100 për qind e vizave të miratuara janë studentore, janë të lidhura me programet për shkëmbim, ose janë viza pune. Mundësia tjetër për heqjen e vizave është që Kongresi i SHBA-së të ndryshojë ligjin, gjë që sipas Eric Rubin nuk mund të bëhet. Ambasadori shtoi se puna mbi këtë çështje do të vazhdojë, sepse ajo është ndër prioritetet e Bullgarisë.
Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë ndërtesës së Kuvendit Popullor. Aksioni është caktuar për në orën 08:00 pranë hyrjes zyrtare të..
Të enjten në orën 11.01. pranvera astronomike po vjen. Temperaturat minimale do të jenë minus 5 dhe 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Në orët e paradites do të ketë kushte të uljes së dukshmërisë vende-vende në fusha. Gjatë ditës do të..
Një shtetas bullgar që punonte në sistemin e OKB-së ka vdekur sot në Gazë, sipas informacioneve paraprake të marra nga Ministria e Punëve të Jashtme, njoftoi ministria në faqen e saj të internetit. Informacione shtesë do të bëhen të ditura në një..
18 mars 2025 është një ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave që vdiqën në rrethana tragjike në qytetin Koçani, Republika e Maqedonisë së Veriut...
Presim që pala maqedonase të vendosë nëse ka nevojë për marrjen e 10 personave të tjerë të lënduar nga zjarri në Koçani. Këtë e tha presidenti Rumen..
Importi i fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së është në një nivel rekord, por nuk mbulon nevojat e biznesit. Që nga fillimi i vitit, vetëm për..