Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti është takuar me Kryetarin e Shoqatës për rilindjen e fshatit të Mandricës në Bullgari, Ivajllo Petrov, transmeton Klan Kosova.
Hoti e Petrov biseduan për mundësinë e bashkëpunimit për të ruajtur gjuhën, traditën dhe kulturën shqiptare në Mandricë të Bullgarisë.
Koordinatori Hoti theksoi se Programi Nacional për Rininë është një mundësi e mirë e cila mund të shfrytëzohet për të ruajtur lidhjet mes shqiptarëve.“Ne mund të sjellim nxënësit fitues të garës në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në këtë fshat. Të rinjtë tanë do të kenë mundësi që të njohin një vend shqiptar, për të cilin është shkruar e dokumentuar por që është në rrezik për t’u asimiluar. Veç kësaj, nxënësit do mund të bëjnë edhe aktivitete tjera në kuadër të garës e që besoj se do të jetë një ekspeditë e veçantë”.
Petrov tha se një bashkëpunim i tillë do të jetë shumë pozitiv dhe shpresëdhënës për shqiptarët e Mandricës. Ai i premtoi Hotit se do të organizojë programe shumë atraktive për të rinjtë nga Kosova.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..