Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Specialistët e shëndetësisë kërkojnë reforma dhe paga të denja

Foto: BGNES

Kaos dhe probleme në sistemin e shëndetësisë, mungesë e kritereve për përcaktimin e pagimit dhe mungesë e respektit – kështu specialistët e kujdesit shëndetësor përshkruajnë arsyet për protestat e tyre. Ato filluan më 1 mars sivjet me protestën kombëtare të infermierëve dhe në të marrin pjesë nëpunësit e degës nga tërë vendi. Çdo ditë pakënaqësinë e tyre tregojnë sanitarët, laborantët, mamitë dhe terapistët e rehabilitimit.

“Ne nuk duam dhurata” – tha Maja Ilieva – një nga organizatoret e protestave të infermierëve. – “Prej kohësh njerëzit në Evropë marrin paga të denja. Ne kujdesemi për jetën, për shëndetin e njerëzve dhe kjo është më e rëndësishmja. Kjo luftë nuk është vetëm për ne, por është për pacientët, për ndryshimin e tërë sistemit të shëndetësisë tek ne”.

Ndër arsyet për pakënaqësinë e fizioterapistëve është ndarja formale e tyre në “terapistë rehabilitimi” dhe “fizioterapistë” – ata në fakt kryejnë të njëjtën punë, por kundrejt pagimit të ndryshëm:

“Në duam që të quhemi fizioterapistë, siç është në tërë Evropën” – komentoi Vildan Ahmed, e cila po i ndjek studimet master në specialitetin “Fizioterapia për pacientët me sëmundje neurologjike” në Akademinë Kombëtare të Sportit. Por kjo nuk është arsyeja e vetme për pakënaqësinë e njerëzve në sistem, është kategorike Vildan. “Procedurat, të cilat iu ofron shteti falas pacientëve nuk janë të mjaftueshme, bile në format më të lehta të sëmundjeve. Këto janë sëmundje neurologjike, shërimi i të cilave vazhdon muaj të tëra. Jo secili pacient mund të paguajë për terapitë që nuk mbulohen nga shteti”.

“Në të vërtetë pagat janë qesharake – shton fizioterapisti Ivan Ivanov. Nuk është normale që paga minimale në Bullgari të jetë 560 leva (280 euro), kurse ne të marrim 580 leva (290 euro) në muaj. Pastruesit marrin kaq para, por ata nuk studiojnë më shumë se 5 vjet para se të fillojnë punë”.

Prandaj nga Asociacioni i Fizioterapistëve insistojnë për hartimin e një standardi  kombëtar për pagimin e shërbimeve, të cilat i ofrojnë fizioterapistët. Protestuesit janë të njëzëshëm, së më në fund duhet të ketë një ligji të posaçëm, për profesionet në fushën e shëndetësisë, i cili do t’i rregullojë specifikat e veprimtarive të ndryshme.

“Ne dëshirojmë që të kemi një organizatë profesionale, sipas shembullit të mjekëve, dentistëve, farmacistëve” – shpjegoi Aleksandër Aleksandrov, kryetari i Bashkimit të Sanitarëve.

Protestuesit i vlerësojnë përpjekjet e Ministrit të shëndetësisë Kirill Ananiev, por kërkojnë prej tij veprime konkrete:

“Ministri i shëndetësisë mori përsipër angazhimin që brenda një muaji të përcaktohet metoda e llogaritjes së pagave” – tha Cenka Paneva, kryetarja e Asociacionit të Fizioterapistëve. – “Përveç kësaj ai kërkon dhe propozimet tona për ligjin e ardhshëm për organizatat profesionale në fushën e shëndetësisë. Pikërisht ky është ligji, për të cilin kemi nevojë më urgjente”. Duke folur për metodën ellogaritjes së pagave, ajo duhet të fillojë të punojë në mënyrë eksperimentale në disa spitale në fillim të majit, por Maja Ilieva nuk është optimiste – “Na thanë se ka vullnet politik për zgjidhjen e kësaj çështjes, por për fat të keq ne nuk besojmë se ai në të vërtetë ekziston”.  – komentoi ajo dhe shtoi:

“Protesta tjetër e madhe e planifikuar do të zhvillohet më 15 maj para Këshillit të Ministrave dhe deri atëherë protestat në të gjithë vendin nuk do të pushojnë. Tani jam këtu për të përkrahur kolegët e mi fizioterapistë. Pavarësisht se secili specialitet e ka specifikën e vet, ne duhet të përkrahim njëri-tjetrin, sepse kjo është në favor të ndryshimit të sistemit – diçka për të cilën duhet të punojmë ne të gjithë”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD