Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rosen Zheljazkov dhe Ambasadori i Turqisë diskutuan problemin e transportit në kufirin bullgaro-turk

Ministri Zheljazkov (djathtas) dhe Ambasadori Ulursoy
Foto: mtitc.government.bg

Ministri i transportit Rosen Zheljazkov diskutoi me Ambasadorin e Turqisë tek ne Hasan Ulusoy situatën aktuale me kalimin e vështirësuar të automjeteve në pikat e kalimit në kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë. Ambasadori informoi Zheljazkovin se që nga 11 prill 2019 në pikat e kontrollit kufitar në Turqi, përfshin edhe ato me Bullgarinë, funksionon një sistem i integruar për menaxhimin e mbledhjes së tarifave dhe gjobave, të lidhura me përdorimin e infrastrukturës rrugore të shtetit turk (sistemi TOLL) dhe të gjitha shumat e papaguara mblidhen në pikat e daljes nga Turqia. Ulursoy mohoi informacionet për pengimin e qëllimshëm të lëvizjes së automjeteve. Lidhur me ankesat e disa shoferëve bullgarë për gjoba tepër të larta, ambasadori shpjegoi se vlera e taksave të papaguara dhe e gjobave mund të kontestohet në përputhje me legjislacionin turk, por sipas ligjit në fuqi më parë duhet të paguhen shumat e kërkuara.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Times of India: Bullgaria është një destinacion i shkëlqyer me çmime të përballueshme në Evropë

Bullgaria është vazhdimisht ndër destinacionet më të përballueshme në Evropë. Kjo është vënë re nga Times of India në një botim cituar nga Forbes Bulgaria për shtatë vendet më të lira evropiane që çdo udhëtar me një buxhet të kufizuar duhet të..

botuar më 25-07-20 5.50.PD

Brenda 30 vjetësh, Bullgaria është bërë prodhuesi kryesor i havjarit të zi në Evropë

Bullgaria është prodhuesi kryesor evropian i havjarit të zi dhe konkurron me sukses me liderët tradicionalë Francën dhe Italinë, tha Emill Arabaxhiev, kryetar i Shoqatës së Tregtarëve të Havjarit të Zi, në një intervistë për BTA. Franca është..

botuar më 25-07-19 2.05.MD

Mbi 120 pjesëmarrës në rikrijimin e Betejës në Buzlluxha

Për të 11-tën herë radhazi sot, në rrëzë majës Buzlluxha, do të rikrijohet beteja e fundit e vojvodës legjendar bullgar Haxhi Dimitër dhe çetës së tij me trupat osmane në vitin 1868. Kjo u njoftua për Radion Kombëtare Bullgare "Stara Zagora" nga..

botuar më 25-07-19 4.55.PD