Kryeministri Bojko Borisov shpalli fillimin e ndërtimit të Urës së Danubit 3 midis Bullgarisë dhe Rumanisë. Për shkak të vijës hekurudhore në të dyja anët e lumit u preferua varianti i cili i lidh qytetet Svishtov dhe Zimnicea.
Sipas prof. Marin Rusev, profesor në degën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjeoekonomisë, nga Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”, pozita rumune sa i përket Strategjisë Danubiane ka peshë më të madhe në formimin e politikës së përbashkët të BE-së. Kjo është diçka e natyrshme për shkak të potencialit tri herë më të madh territorial, demografik dhe ekonomik të fqinjit tonë. Përveç kësaj gjatësia e segmentit rumun danubian është 1000 km, derisa ai bullgar është 470 km. Një pjesë e konsiderueshme e rrjedhës së poshtme të deltës së Danubit është në Rumani, ku tashmë ka tri urë dhe janë planifikuar akoma dy. Mirëpo, sipas prof. Rusevit për Bullgarinë do të ishte më e leverdishme në qoftë se ura e tretë ndërtohet midis qytetit bullgar Silistra dhe atij rumunCălăraşi. Sipas tij zgjedhja e vendit të ndërtimit në perëndim të qytetit bullgar Ruse, ku është ura e parë midis dy shteteve “tregon se nuk është bërë analizë e hapësirës dhe se nuk ka vlerësim të ndikimit që mund të ketë një objekt i tillë i tretë infrastrukturor”.
“Jam shumë i shqetësuar, sepse përdorimi vetëm i analizave të matematikanëve, ose të politikanëve nuk mjafton – thotë prof. Rusev – Desha të di nëse është kërkuar mendimi i specialistëve në fushën e shkencave interdisiplonore, si politika regjionale, gjeografia ekonomike, gjeografia e lidhur me aksesin e transportit, me efikasitetin e transportit etj.”
Rentabiliteti i një ure të ndërtuar nuk llogaritet vetëm me tregues financiarë, kilometra rrugë të kaluar, akses gjeografik, dhe qasje transporti – është kategorik prof. Rusev.
“Këtu bëhet fjalë edhe për qasje kulturore, bëhet fjalë për akses kombëtar. Ka shpresa se në vendpushimet tona detare pranë Detit të Zi do të vijnë më shumë punonjës sezonalë me perspektivën se një pjesë prej tyre do ta pëlqejnë këtë vend dhe do të vendosen këtu, duke i zgjidhur në këtë mënyrë, të paktën pjesërisht, problemet demografike të Bullgarisë. Në shqyrtimin e kësaj çështjeje bëhen krahasime me rajonin e qytetit Vidin (në Bullgarinë Veriperëndimore, ku u ndërtua ura e dytë midis Bullgarisë dhe Rumanisë), sepse atje ura lidhi padukshëm bashkësitë etnike bullgare në Banat. Këtu vërtetë duhet të kërkojmë ndonjë variant në drejtim të Ukrainës dhe Moldavisë. Mendoj se edhe nga kjo pikëpamje varianti i Silistrës ishte më i leverdishëm për Bullgarinë”.
Interesi i Rumanisë është që ura të jetë në perëndim të Ruses, interesi bullgar është në lindje të Ruses. Megjithë konkurrencën pse të mos fillojë ndërtimi i dy urëve njëkohësisht, ndërsa Bukureshti dhe Sofja të sigurojnë financimin e projektit të vet?
“Sigurisht që është më mirë të ecim përpara drejt urës së katërt. Mirëpo, sipas meje ideja për ndërtimin e dy urave njëkohësisht nuk është e mirë. Le të mos harrojmë se zhvillimi i kësaj teme mund të vazhdojë edhe më tej. Pranë Beogradit të Serbisë ka 60 urë. Pas Beogradit, pranë qytetit rumun Konstancë, ka shtatë. Kjo do të thotë se në pjesën perëndimore të lumit kemi në çdo 20 kilometra një urë, ndërsa në Lindje të Beogradit kemi në çdo 160 km një urë. Këto gjithsej 7 urë janë shumë pak.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..
Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..
Bullgaria mund të përmbushë kriterin e konvergjencës për stabilitetin e çmimeve, i kërkuar për anëtarësimin në eurozonë, që në janar 2025 dhe të..
Vetëm 8% e bullgarëve investojnë, krahasuar me një mesatare prej 24% për Bashkimin Evropian, dhe vetëm 24% kursejnë para, sipas një sondazhi të agjencisë..
Gjermania mbetet partneri më i fortë ekonomik i Bullgarisë. Tregtia mes tyre për vitin 2024 arrin në 12 miliardë euro, tha Tim Kurt, president i Dhomës..