Pas dy kupave të para botërore të gjimnastikës ritmike – në Pesaro (të Italisë) dhe në Sofje (të Bullgarisë), bullgarja Katrin Taseva po qëndron në krye të ranglistës botërore në shumëgarësh me 70 pika. Pas saj me nga 50 pika janë ruset Aleksandra Soldatova dhe Dina Averina. Bullgarja tjetër e talentuar Borjana Kalejn është në vend të shtatë me 40 pika, kurse Nevjana Vlladinova – në vend të 16-të, bashkë me ukrainasen Kristina Pograniçna. Nga 19 deri më 21 prill Kalejn dhe Vlladinova do të prezantojnë Bullgarinë në Kupën Botërore të gjimnastikës ritmike në Tashkent.
Një numër rekord pjesëmarrësish nga vendi dhe nga jashtë priten për edicionin e dhjetë jubilar të Maratonës “Tërnovo Ultra” në qytetin Veliko Tërnovo, njoftuan organizatorët nga Klubi Sportiv “Brown Team”. Garat - kryesisht për amatorë - do të..
Motrat Stefani dhe Gabriella Stoevi i siguruan vetes medalje në Kampionatin Evropian të Badmintonit duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e garës për femra në dyshe në Horsens (Danimarkë). Bullgaret, të cilat renditen në vendin e parë në..
Grigor Dimitrov duhej të luante një ndeshje me tre sete kundër tenistit me numrin 255 në ranglistën botërore Valentin Vashro, dhe arriti të kualifikohej për raundin e tretë të turneut të serisë “Masters” në fushat e kuqe në Monte Karlo. Tenisti..