Gjithnjë e më shpesh e quajmë stinën e 90-të të Filarmonisë së Sofjes “yjore” – dhe kjo e ka arsyen e vet, duke pasur parasysh programin e pasur, ku janë përfshirë dhjetëra emra të njohur nga skena bullgare dhe nga ato botërore. Sot, më 18 prill, do të mbahet edhe një nga koncertet kushtuar përvjetorit, koncert ky i cili u bë ngjarje e madhe që para se të jetë mbajtur. Ai do të zhvillohet në sallën “Bullgaria”, ku solist i orkestrës sonë prestigjioze do të jetë Vesko Panteleev-Eshkenazi, koncertmjeshtër i Orkestrës së Concertgebouw – Amsterdam. Dirigjenti është vëllai i tij Martin Panteleev, i cili gjithashtu ka një karrierë aktive botërore.
Koncerti i është kushtuar themeluesit të Filarmonisë së Sofjes Sasha Popov – dirigjent dhe violinist. Shfaqjet e dy vëllezërve gjithmonë pranohen shumë përzemërsisht nga publiku bullgar. Këtë herë Vesko dhe Martin kanë parashikuar një përshëndetje të posaçme për babanë e tyre Pantelej Panteleev – muzikant në vazhdim të shumë viteve në Filarmoninë Sofjes, i cili e ka ditëlindjen e tij mu në këtë datë. Dirigjenti do të ketë shfaqje edhe si solist në Koncertin për dy violina të Bahut. Publiku do të dëgjojë gjithashtu vepra të Korlianos, të Georgi Zllatev Çerkinit, si dhe suitën “Xha Ganjo” të Veselin Stojanovit.
Këngëtarja e re Paola e përfundoi vitin 2024 me një këngë të re. "Fuqia e dashurisë" nuk është vetëm një këngë, por një udhëtim muzikor drejt zemrës. “Ideja është të tregojmë se të gjithë jemi të bukur ashtu siç jemi dhe se ajo që mbajmë në..
Kënga e 42-të nga Projekti “Artistë që këndojnë” titullohet “Peshore”. Ajo është në interpretim të këngëtarit Atanas Penev , i njohur si frontmeni i grupit B.T.R. "Ditët e anasonit" me B.T.R. "Jo për mua" – një këngë nga albumi i..
Në vitin e ri hyjmë me shumë ngrohtësi, e cila na jep këngën “Çelësi është Sol”. Poetesha Gina Dundova gjeti frymëzim për poezitë e saj gjatë vizitës në qytetin Teteven dhe shëtitjeve nëpër bjeshkët malore rreth tij. Ajo ia kushtoi kompozitorit..
Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy..