Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Specialistët e sëmundjeve të fëmijëve përsëri protestojnë në Sofje

Foto: arkiv

Mjekë dhe infermiere, të përkrahur nga prindërit, protestojnë për herë të dytë përpara spitalit të vetëm të specializuar në vend për shërim aktiv të sëmundjeve të fëmijëve - “Profesor Ivan Mitev “ në Sofje. Ata këmbëngulin për ndryshim të statutit të spitalit i cili në këtë moment  është  “shoqëri tregtare”. Mjekët këmbëngulin për rritje të rrogave, për dhënien e një statuti të posaçëm spitalit dhe për zhdukjen e limiteve për veprimtari. Sipas tyre ndryshimi i statutit do të garantojë  një financim të vazhdueshëm adekuat të spitalit. Në rast se nuk dëgjohen, mjekët mendojnë të organizojnë një protestë të re me bllokimin e udhëkryqeve në kryeqytet.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

40% e bullgarëve do të dhuronin organet e tyre pas vdekjes

Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk ​​e miratojnë dhe 20% nuk ​​mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një sondazh përfaqësues kombëtar të Agjencisë “Trend” për Agjencinë Ekzekutive të Mbikëqyrjes Mjekësore..

botuar më 25-04-05 2.05.MD

Shërbyeset, kuzhinierët dhe recepsionistët janë më të kërkuarit në bregun e Detit të Zi

Për sezonin turistik 2025 në bregun bullgar të Detit të Zi, punëtorët më të kërkuar janë ata që dëshirojnë të punojnë si shërbyese (76%), të ndjekur nga kuzhinierët (68%), recepsionistët (57%), kamerierët (50%), banakierët (26%) dhe stafi teknik...

botuar më 25-04-05 12.35.MD

Parashikimi i motit për 5 prillin

Ditën e shtunë vranësira do të jetë e ndryshueshme, pas mesditës - shpeshherë e konsiderueshme dhe me reshje shiu. Në shumë vende do të ketë reshje shiu, në disa zona dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi..

botuar më 25-04-04 7.40.MD