Ambasadori bullgar në Maqedoninë e Veriut Angell Angellov ishte për vizitë pune në bashkinë Kriva Palanka. Me kryetarin e bashkisë Borjanço Micevski ai bisedoi për projektin për të rinjtë dhe sportin, i cili po realizohet në bashki me ndihmën e ambasadës. Misioni bullgar ka lëshuar për restaurimin e stadiumit 73 mijë euro. Në takim është diskutuar dhe maratona, e cila do të zhvillohet në fillim të muajit maj në itinerarin e Korridorit numër 8 – nga Deti i Zi deri në bregdetin e Adriatikut, duke kaluar përmes qytetit Kriva Palanka. Kryetari i baskisë shtoi se kanë diskutuar mbi të gjitha projektet e realizuara në kuadrin e programeve për bashkëpunim transkufitar ndërmjet të dyja vendeve.
Rreziku në rritje nga një deficit i lartë për buxhetin aktual dhe atë të ardhshëm kërkon vendime të mençura, të qëndrueshme dhe të marra në kohë, të cilat nuk duhet të çojnë në varfërimin e njerëzve, por në nxitjen e ekonomisë, thekson Konfederata e..
Tashmë për të njëzet e një ditë me radhë, stihia e zjarrit në Pirin vazhdon të shpërthejë. Vatrat janë mijëra dhe përhapen nga era. Në ndihmë të zjarrfikësve u përfshin dy helikopterë nga Forcat Ajrore dhe dy avionë nga shërbimet evropiane...
Mbi 70 mjeshtër artizanë do të marrin pjesë në Panairin tradicional të Artizanatit në fshatin Oreshak pranë Troanit , i cili fillon më 14 gusht dhe do të zgjasë deri të dielën, njoftoi korrespondenti i BNR-së Pllamen Hristov. Mjeshtrit e..
Gjatë natës , në pjesën më të madhe të vendit, vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Qendrore, do të ketë reshje..
Me rastin e festës së Fjetjes së Shën Joan Rilskit, Patriku i Bullgarisë dhe Mitropolit i Sofjes, Daniill, udhëhoqi Liturgjinë e Shenjtë në Manastirin e..
Një qëndrim i Institutit për Siguri Rrugore, i shpërndarë për mediat, thekson se në Bullgari rreziku për të vdekur në rrugë është 2.5 herë më i lartë se..