Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vëmendja dhe koha e dhuruar i bëjnë më të ndritshme festat e Pashkëve

Kirill Balldevi i ri dhe iniciativat e tij bamirëse

Pensionistët në Bullgari janë pak mbi 2 mln veta, ndërsa aktualisht pensioni mesatar është 198 euro. Mirëpo, e vërteta është se një përqindje e madhe e pensionistëve bullgarë jetojnë me më pak se gjysma e kësaj shume. Një pjesë e madhe prej tyre banojnë në rajone të prapambetura ekonomike, ku ka fshatra me popullsi nën 20 veta.

Mirëpo, sot do të lëmë mënjanë politikën e shtetit ndaj njerëzve të plakur, që t’ju takojmë me Kirill Balldevin – një i ri me zemër të madhe, i cili është vetëm 17 vjeçar, por merret me iniciativa bamirëse tashmë katër vjet. Ai ka grumbulluar dhe dhuruar libra, ka kontribuuar për organizimin e tregjeve të ndryshme bamirëse, ka mbledhur mjete për një bashkënxënëse të tij të lënduar në aksident rrugor, ndërsa dy iniciativat e tij të fundit u ishin drejtuar pensionistëve dhe njerëzve të vetmuar.

“Për Krishtlindjet arritëm t’i ndihmojmë banorët e 10 fshatrave – na tregoi Kirill – Çdo pensionist mori një qese me produktet më të nevojshme ushqimore. Edhe për Pashkët vendosa të startoj një fushatë me emrin “Panettone për çdo një pensionist”, sepse mendoj se edhe këtë ditë duhet të mendojmë për ata njerëz të moshuar, gjyshe dhe gjyshër, të cilët janë të varfër dhe të vetmuar. Në fillim ishin 10 fshatra në Bullgarinë Veriperëndimore. Kishim parashikuar 360 pensionistë, por morëm një përkrahje shumë të madhe dhe unë vendosa të përfshijë akoma 10 fshatra nga bashkia e Rodopeve, kështu qe shpërndamë mbi 700 panettone.”

Njeriu i ri arriti të tërheqë edhe të afërm, miq, bashkënxënës dhe njerëz të panjohur ne kauzat e veta dhe tashmë gjithnjë e më shumë bullgarë bëhen pjesë e ideve të tij bamirëse. Pse ka zgjedhur t’i ndihmojë pikërisht pensionistët?


“I zgjodha pensionistët, sepse mendoj se atyre askush nuk u kushton vëmendjen e domosdoshme, nuk u jepet përkrahja e nevojshme –na u përgjigj Kirill Balldevi.– Këtyre njerëzve duhet t’u jepet ndihmë. Mendoj se njeriu duhet të bëjë të mirë jo një-dy herë në vit, por tërë vitin. Kështu qe desha t’u bëj thirrje njerëzve për të bërë të mirë jo vetëm gjatë festave dhe për raste të veçanta. Kjo duhet të ndodhë në mënyrë spontane, mirësia duhet të dalë nga zemra. Ka se çfarë të mësojmë nga këta njerëz të plakur, sepse ata kanë mbetur në Bullgari dhe kanë punuar kaq shumë vite. Mund të mësojmë shumë histori për Bullgarinë nga koha e tyre, ata mund të na japin edhe shembuj të mirë. Pensionistët janë të rëndësishëm, sepse ata kanë kontribuuar për zhvillimin e Bullgarisë.”

Iniciativa tjetër bamirëse e Kirilit do të jetë në ditëlindjen e tij – 23 maj. Atëherë ai do të shpallë fushatat e reja, do të tregojë më shumë për idetë e veta dhe për vetveten. Ai u ka drejtuar kërkesë të gjithë mysafirëve për të sjellë nja një libër. Këta libra do t’u dhurohen vatrave kulturore që kanë më shumë nevojë. Kirill na tregoi më shumë për kënaqësinë që ndien duke i ndihmuar njerëzit:


“Ndihem i lumtur duke e parë buzëqeshjen dhe mirënjohjen e tyre. Këta njerëz me siguri do të të mbajnë mend për gjithmonë. Njeriu duhet të bëjë gjëra të mira, sepse duhet të lërë diçka pas vetes” – është i bindur i riu.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Darko Anaçkov

Darko Anaçkov: Ne po punojmë për të kapërcyer paragjykimet ndaj bullgarëve në Serbi

Një hap përpara, dy mbrapa - i tillë është hapi i vallëzimit të marrëdhënieve bullgaro-serbe sipas Darko Anaçkov, kryetar i organizatës së vetme bullgare në qytetin e Vranjës. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ai e cilësoi nivelin aktual të..

botuar më 25-03-10 7.30.PD

Mbi 4000 studentë nga e gjithë bota duan një stazh në institutin INSAIT në Sofje

Studentë nga universitete elitare nga e gjithë bota paraqitën aplikime për një stazh veror në Institutin për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes. Mes tyre janë mbajte të medaljeve nga..

botuar më 25-03-06 2.12.MD

Rrethi i Jetës: Si Rodopet Lindore u bënë një model për një ekosistem të rimëkëmbur

Rodopet Lindore janë një nga vendet e pakta në Evropë ku ekuilibri natyror është rikthyer pothuajse në gjendjen e tij dy shekuj më parë. Këtu, ekosistemet funksionojnë natyrshëm. Me fjalë të tjera, kafshët dhe bimët bashkëjetojnë në harmoni, pa..

botuar më 25-03-05 7.20.PD