Fondi “Bujqësia” tashmë ka kontrolluar 110 nga bujtinat e ndërtuara me mjete të ofruara nga Bashkimi Evropian me qëllim zhvillimin e rajoneve rurale. Këto 110 objekte përbëjnë 18% prej të gjitha hoteleve të vogla të ndërtuara sipas këtij programi, tha Ministri i bujqësisë Rumen Porozhanov. Janë përpiluar akte për më shumë se 5 miliona euro. Për 32 prej bujtinave kërkohet rimbursim i plotë i mjeteve të investuara, për të tjerë rimbursimi do të jetë i pjesshëm. Në vendet përkatëse do të kontrollohet dhe puna e vetë ndërtuesve të objekteve, shpjegoi Ministri. “Po të ketë fajtojë – ata menjëherë duhet të largohen nga postet e tyre shtetërore ose veprimtaria e tyre të hetohet nga Prokuroria” – ishte kategorik kryeministri Bojko Borisov. Qëllimi i programit për periudhën 2007-2013 ishte zhvillimi i turizmit dhe shumë prej bujtinave përdoren sipas rregullave të programit, por gjithmonë ka njerëz, të cilët e përdorin situatën për përfitime personale, nënvizoi Kryeministri.
Me urdhër të Kryeministrit Borisov Ministri i bujqësisë kërkoi dorëheqjen e Zv.Drejtoreshës ekzekutive të fondit “Bujqësia” Ivanka Bogdatova-Mizova, pasi doli informacioni se celulari i saj është shpallur në sajtin për prenotime të bujtinës “Tara” në fshatin Jundola.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..