Autoritetet bullgare e kontrollojnë krejtësisht situatën në kufi dhe situata lidhur me migrantët është nën kontroll. Këtë e tha Ministri i Punëve të Brendshme Mlladen Marinov në një tryezë të rrumbullakët me temë: “Mbrojtja e kufirit të jashtëm të BE-së dhe politikat e migracionit të Republikës së Bullgarisë”. Ai vuri në dukje se prania e grupeve të mëdha prej njerëzish në vende fqinje të Bullgarisë – si Turqia dhe Maqedonia e Veriut, është një rrezik potencial për vendin tonë. “Jemi në gatishmëri për reaksion të shpejtë në rast domosdoshmërie, përfshi këtu dhe përdorimin e ushtrisë”, nënvizoi Marinov.
Me rastin e festës së Fjetjes së Shën Joan Rilskit, Patriku i Bullgarisë dhe Mitropolit i Sofjes, Daniill, udhëhoqi Liturgjinë e Shenjtë në Manastirin e Rilës. Në prag të festës, ai u përul para lipsaneve të mbrojtësit qiellor të popullit bullgar dhe..
Një qëndrim i Institutit për Siguri Rrugore, i shpërndarë për mediat, thekson se në Bullgari rreziku për të vdekur në rrugë është 2.5 herë më i lartë se mesatarja për Bashkimin Evropian. Të dhënat për muajin korrik dhe për ditët e kaluara të gushtit..
Në terrenin jashtëzakonisht të vështirë dhe shkëmbor mbi fshatin Plloski, me pjerrësi mbi 70 gradë, mbrëmë u vu nën kontroll edhe vatra e tretë e zjarrit të rindezur në Pirin, raportoi korrespondentja e BNR në Bllagoevgrad, Keti Trençeva. Kjo ishte..
Familjet bullgare evidentojnë rritje të të ardhurave dhe shpenzimeve gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025. Mesatarisht, të ardhurat totale tremujore..
Të papunë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025 janë 110.5 mijë vetë, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Prej tyre, 60.8 mijë (55.0%) janë burra..
Në terrenin jashtëzakonisht të vështirë dhe shkëmbor mbi fshatin Plloski, me pjerrësi mbi 70 gradë, mbrëmë u vu nën kontroll edhe vatra e tretë e..