Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtëpia e gjeneral-majorit Dimitër Perniklijski – monument i kulturës, i cili ka rënë në duart e një pronari të mirë

4
Foto: Danaill Stoimirov

Tema për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Bullgari që prej një kohe të gjatë është përfshirë në rendin e ditës të shoqërisë. Vetëm në kryeqytet numri i godinave-monumente te kulturës është rreth 800. Problemet me statutin e tyre, të dhënë nga Instituti Kombëtar për Trashëgimi Kulturore të Paluajtshme janë një nga pengesat përpara pronarëve që të ndërmarrin veprime për restaurimin dhe konservimin e tyre.

Duke e kuptuar rëndësinë e trashëgimisë arkitekturore për pamjen e qytetit, Bashkia e Kryeqytetit përpiqet të ruajë një pjesë nga kjo pasuri në kuadrin e mundësive të veta. Në lidhje me këtë është punuar një program i specializuar bashkiak “Trashëgimia kulturore”, nga i cili do të mund të përfitojnë pronarët e godinave të ngjashme, të cilët hasin vështirësi të fillojnë rinovimin e tyre. Sipas zëvendëskryetarit të bashkisë mbi kulturën dhe arsimin Todor Çobanov, ideja e programit të bashkisë  është që të ndihmojë përgatitjen e projekteve si për remont kryesor të përgjithshëm, kështu dhe vetëm për punë nëpër fasadë, me të cilën pronarët më lehtë dhe shpejt të mund të sigurojnë financim.

Pavarësisht nga vështirësitë, me të cilat ndeshet mirëmbajtja e godinave të ngjashme, nuk mungojnë dhe shembuj për monumente të ruajtura arkitekturore. I tillë është rasti me pronat në rrugën emblematike të kryeqytetit “Ivan Vazov”, e cila ka ruajtur shembuj të shquar nga epokat e ndryshme arkitekturore. Mes tyre janë “Godina e bankierëve”, e ndërtuar gjatë vitit 1912, si dhe banesa më e lartë në Sofje në fillim të shekullit të 20 – shtëpia e sipërmarrësit Hristo Gendoviç. Që të dyja janë vepër e arkitektit të njohur bullgar Nikolla Llazarov, i cili ka projektuar godinën e Klubit Ushtarak, zgjerimin e pallatit mbretëror dhe akoma shumë kryevepra arkitekturore.

Rruga “Ivan Vazov” fsheh historitë dhe të godinave të tjera origjinale. Një shembull është shtëpia e gjeneral-majorit Dimitër Perniklijski, e dëmtuar nga bombardimet e Luftës së Dytë Botërore, kurse gjatë vitit 2015 e shembur deri në themel.

Shtëpia e gjeneral majorit Dimitër Perniklijski para shkatërrimit të saj gjatë vitit 2015

Në dallim të shtëpive të tjera të shumta, të zhdukura pa lënë gjurmë nga peizazhi i qytetit, kjo godinë sot është e rivendosur, me dëshirë të pronarit të saj të ri - konsulli i nderit i Lituanisë tek ne Raço Ribarov. Gjatë ndërtimit të dytë ndërtuesit i kushtojnë një vëmendje të veçantë fasadës nga ana e rrugës. Arkitektët e përcaktojnë stilin e godinës si një "lexim bullgar" i art nouveau. Fasada është e rivendosur me ornamentikën e pasur dhe karakteristike nga ajo periudhë, që rikujton drugdhendjen.

Dimitër PerniklijskiJo më pak intriguese është dhe historia e pronarit të saj të parë të lindur në qytetin Samokov, Dimitër Perniklijski, të cilën e tregon asistenti i përgjithshëm, doktori Stojan Nikollov nga Muzeu Kombëtar Ushtarako-Historik:

Me rivendosjen e shtetësisë bullgare si rezultat i Luftës Çlirimtare Ruso-Turke, vendi fillon përgatitjen e kuadrove personale të oficerëve. Krahas me studentët, të cilët arsimohen në shkollën ushtarake, bullgarë të rinj e të zgjuar janë dërguar për të mësuar dhe në Perandorinë Ruse. I tillë është rasti i Dimitër Perniklijskit. Ai është i dërguar në Shkollën Ushtarake në Elisavetgrad /Ukraina e sotme/ ku përfundon studimet në degën e artilerisë. Shkolla është e kalorësisë, por gjatë vitit 1881, 31 oficerë bullgarë me sukses e përfundojnë arsimin e vet dhe kthehen në Mbretëri. Më 8 shtator në të njëjtin vit Perniklijski është i emëruar në gradën e “nëntogerit” dhe e fillon karrierën e vet si oficer i ri në repartin e parë të artilerisë së Sofjes, që është zgjeruar në Regjimentin e Artilerisë së Parë. Në Luftën Serbo-Bullgare nga viti 1885 është komandant i bataresë së 6 në Regjimentin e Artilerisë së parë, me të cilin ka marrë pjesë në mbrojtjen e qytetit Slivnica dhe të pushtimit  të qytetit Pirot. Këto janë dy nga betejat më të mëdha në luftën dyjavore Serbo-Bullgare.

Pas Luftës së Parë Botërore, gjeneral-majori Dimitër Perniklijski i përkushtohet veprimtarisë produktive shkencore dhe është një nga krijuesit e botimit të specializuar ushtarak “Pasqyra e Artilerisë”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Danaill Stoimirov, lifebites.bg dhe museumsamokov.blogspot.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD