Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Brezovo – takime të papritura me historinë

Në qoftë se kërkoni një destinacion jostandard dhe interesant për ditët e pushimit, mund të zgjidhni qytetin Brezovo në Bullgarinë Jugore. Ai nuk është mes qyteteve të njohura, por banuesit e tij janë të bindur se kanë se çfarë t’i tregojnë botës. Do të shikoni se si kjo krahinë do të gjejë vend në zemrën tuaj – për shkak të zbulimeve të papritura të cilat ju presin aty dhe për shkak të mikpritjes së madhe të vendasve.

Sipas të dhënave zyrtare  qyteti është themeluar gjatë vitit 1576. Të ardhurit e parë  kanë qenë rreth 20 familje nga Ljaskoveci i Bullgarisë Veriore. Ata kanë ardhur si shërbëtorë në një çiflig turk afër fshatit të sotëm Strellci. Deri në fillimin e viteve 90 të shekullit XX, Brezovo është i shquar me kopetë e shumta në numër me buaj, të rritur mes kullotave të harlisura. Dhe në fakt  emri i Brezovos  nuk ka asgjë të përbashkët me pemën “breza”/ “mështekë”/, shpjegon Radnju Shopov nga qendra informative turistike e qytetit:

Fshati ka mbajtur emrin turk Abrashllare. U është quajtur këtyre buajve të zinj me një njollë të bardhë në ballë. Këta buaj në bullgarisht quhen ‘brezi’ e që aty vjen dhe emri i Brezovos. Fill pas Çlirimit /1878/ emri turk Abrashllare është zëvendësuar me emrin bullgar Brezovo.

Që nga viti 1969 Brezovo është shpallur qytet dhe është qendra administrative e bashkisë Brezovo.  Popullsia e siguron jetesën kryesisht me bujqësi. Sipas traditës këtu rritet dhe trëndafili vajdhënës. Në territorin e bashkisë në fshatin Zelenikovo, gjendet fabrika më e madhe për përpunimin e trëndafilit Bullgari, ku përdoret pikimi me avull. Ka dhe ndërmarrje për përpunimin e mëlçive dhe të pushit të patave dhe për përpunimin e lulediellit. Mes kureshtjeve , me të cilat krenohen vendasit  është dhe godina e ruajtur shumë mirë e shkollës së vjetër laike.


“Interesantja për të është se ndryshe nga fshatrat e tjera , ku fillimisht është ndërtuar kisha, këta njerëz kanë qenë të etur më tepër për shkencë dhe më parë – gjatë vitit 1837 kanë hapur shkollën e fshatit. Kjo ka qenë shkolla e tretë laike me katër klasa nëpër trojet bullgare”, tregon Radnju Shopov.

Harta e Afrikës në ndërtesën e shkollës

Gjatë vitit 1872 në këtë shkollë Apostulli i Lirisë Vasill Levski ka krijuar komitetin revolucionar vendas. Pikërisht afër shkollës gjendet kisha “Shën Dhimitër” për të cilën zoti Shopov sqaron:

“Kisha është ndërtuar pak më vonë – gjatë vitit 1843. Kjo është një bazilikë me tri nefe . Për ndërtimin e saj vendasit kanë dërguar kërkesë vetë sulltanit. Për marrjen e lejes ka ndihmuar shumë një bullgare myslimane. Në dokumentet e ruajtura e gjejmë si Dona Hanëm. Sulltani ka dërguar ferman, me të cilin ka lejuar ndërtimin e kishës. Fermani akoma mund të shihet në Brezovo”.

Kisha ka shumë piktura murale të mjeshtërve nga shkolla e Dibrës, të bëra me dhurimet e fiseve të pasura vendase.

Shandanët, kryqet, rrobat dhe të gjitha gjërat e domosdoshme për zhvillimin e shërbesave është e dhuruar nga bullgarët që jetojnë në krahinën Besarabi (të Moldavisë dhe Ukrainës). Por cila është lidhja e bullgarëve nga Besarabia me këtë qytet? Zoti Shopov sqaron se, mjaft veta që këtu janë shpërngulur në Besarabi. Vetëm nga fshati Çoba që ndodhet shumë afër Brezovos gjatë vitit 1829, pas luftës së radhës ruso-turke, në Besarabi shkojnë rreth 100 familje dhe themelojnë aty fshatin Banovka. Nga Banovka është dhe gjenerali Ivan Kolev – çlirimtari i ardhshëm i krahinës së Dobruxhës gjatë Luftës së Parë Botërore. Jo larg qendrës së qytetit Brezovo gjendet shtëpia , në të cilën gjatë vitit 1903 ka lindur piktori i njohur  Zllatju Bojaxhiev. Në kohët e rinisë kërkimet e krijuesit janë kryesisht  në stilin klasik dhe neoklasik. Gjatë vitit 1951, ai pësoinjë goditje në tru, si pasojë të së cilës u paralizua e gjithë ana e djathtë e trupit të tij dhe humbet të folurit. Pas një luftë të vështirë me paralizën  piktori u ngrit në këmbë fizikisht dhe nga ana psikike, por stili i tij u ndryshua rrënjësisht  dhe filloi të anojë drejt impresionizmit. Shtëpia e Zllatju Bojaxhievit është restauruar nga bashkia me idenë që të kthehet në një muze. Por pas rrëzimit të komunizmit u bë pronë private  e trashëgimtarëve të piktorit dhe tani mund të shikohet vetëm nga jashtë.

Mes kureshtjeve të tjera vendase shumë tërheqëse në muajt e nxehtë të verës gurorja e mermerit e cila gjendet në 6 kilometra nga Brezovo.

E braktisur gjatë vitit 1994 gurorja është përmbushur me ujë me një ngjyrë blu, duke e ndryshuar ngjyrën sipas ndriçimit të diellit. Në fund gjenden mbeturinat e një vinç-kulle, me të cilën dikur janë ngritur blloqet prej mermeri. Kureshtjen e adhuruesve të historisë do të tërhiqet  nga rrjeti i rrugëve të ruajtura nga lashtësia. Në qoftë se shkoni deri në fshatin Granit, do të shikoni pemën më të vjetër në Bullgari – një dushk i cili daton në gjysmën e parë të shekullit IV.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Miglena Ivanova dhe vila.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Udhëto ngadalë, pusho aktivisht apo se si turizmi rural në vendin tonë hyri në një fazë të re

Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..

botuar më 24-09-23 9.25.PD
Pallati Kombëtar i Kulturës

Një qendër teknologjike kozmopolite dhe një nga qytetet më të gjallëruara evropiane – edhe Vogue vlerësoi hijeshitë e Sofjes

Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..

botuar më 24-09-17 7.05.PD
Foto: Facebook / IV Festa e Balonave - Bellogradçik 2024

Bellogradçik ju fton në një Festë Balonash nga 20 shtatori

Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..

botuar më 24-09-14 3.25.MD