Të rinjtë dhe të rejat nga familjet më të nderuara bullgare pas Çlirimit (1878) janë paraqitur për herë të parë në shoqëri në një mbrëmje festive tepër elegante. Me valëzime elegante dhe me ritmet e mazurkës në interpretim të orkestrës , ata fare zyrtarisht janë ndarë me jetën shkollore dhe kanë hyrë në botën e përgjegjësive dhe marrëdhënieve tepër të reja.
Që të kujtojë për historinë 140-vjeçare të ballove të maturës tek ne, Muzeu Historik në qytetin Tervell organizon një paradë retro, në të cilën do të tregojë kostumet karakteristike për mbrëmjen festive të zonjushave të brezave të ndryshme. Në rolin e manekineve do të hyjnë gjimnaziste, kurse përgjegjësia për larminë e veshjeve dhe të aksesorëve që do të tregohen do të jetë krejtësisht në duart e njerëzve nga qyteti. Kostumi i vetëm i tillë, të cilin muzeu e ka gjetur në koleksionin e vet është i tipit “qytetar” në ngjyrën bezhë nga fillimi i shekullit të kaluar – korsetë, një fund të gjatë me xhaketë dhe një kapelë me buzë të gjera. Prandaj dhe nga maturantet e dikurshme pritet që ato të kontrollojnë baulet dhe gardërobat e veta dhe të nxjerrin fustanet e vjetra të ballos së maturës për paradën e modës, e cila do të zhvillohet në Natën e Muzeve më 18 maj.
“Tradita e ballove të maturës lindi pak pas çlirimit të Bullgarisë me idenë që djemtë dhe vajzat të prezantohen në shoqëri dhe të tregojnë se çfarë kanë mësuar, se si mund të krijojnë kontakte e të komunikojnë” – tregon Gjeorgji Zhelev, kujdestari i Muzeut Historik në qytetin Tervell. “Në ballot fillimisht kanë shkuar më të pasurit, por pak nga tradita është bërë pjesë e jetës së njerëzve me mundësi më modeste. Në vitet e para vajzat janë veshur me fustane të gjata dhe kanë mbajtur kapele të me buzë gjera, derisa tek djemtë moda ka kërkuar kostume pas trupit plus aksesorin e detyrueshëm – bastun ose ombrellë. Zonjushat zakonisht po kështu kanë mbajtur një ombrellë të vogël dhe çantë. Por, me kalimin e kohës këto aksesorë zhduken dhe sot maturantët tregojnë orët e tyre të shtrenjta dhe makina luksi. Kurse dikur të rinjtë kanë shkuar nëpër ballo me pajton ose më këmbë. Përveç kësaj kanë shëtitur nëpër parkun e qytetit ose në ndonjë vend tjetër publik, që t’i shikojnë të gjithë.”
Shëtitjet në park dhe synimi i të rinjve që të lënë një përshtypje të mirë tek qytetarët e respektuar mbeten larg në të kaluarën romantike nga periudha pas Çlirimit. Në periudhën e socializmit ky element shoqëror humbet dhe maturantët fillojnë t’i pranojnë ballot vetëm si një ngjarje, e cila do t’i mbledh për herë të fundit me nxënësit e tjerë si dhe me mësuesit. Diku në këtë periudhë paraqiten dhe serenadat – maturantët i këndojnë zakonisht nën shoqërimin e kitarës, nën dritaret e mësuesve të tyre të dashur e të respektuar.
“Në qytetin tonë kishte traditë që maturantët të bëjnë serenada në shtëpinë e mësuesit kujdestar të klasës me këngë të dashura prej tij dhe me këngën e detyrueshme “Mësuesit me dashuri”. Por, respekti ndaj pedagogëve sikurse sot nuk është aq i madh dhe kjo traditë pak nga pak humbet”, tregon Gjeorgji Zhelev. Mjerisht, sot kostumet dhe bizhuteritë e shtrenjta, automjetet e luksit, qerasjet e kushtueshme bëhen gjërat më të rëndësishme në ballot e maturës i kthejnë ato në demonstrime të mundësive financiare.
“Elementi i vetëm, i cili është ruajtur në kohën e sotme është se maturantët mblidhen në oborrin e shkollës dhe që aty nisen drejt vendit, ku do të festojnë” – shton kujdestari i muzeut. Përndryshe, tradita e vjetër nuk ekziston më – më parëkishte një traditë që nxënësit të shkojnë më këmbë deri tek restoranti, derisa tani i shikojmë më shpesh në makinat e shtrenjta. Por, e vërteta është se, nuk është kaq e rëndësishme se me çfarë do të jesh i veshur, as se me çfarë makine do të mbërrish në ballo, por se çfarë do të bëhet me ty pas natës së ballos, se çfarë do që të arrish në jetën tënde.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkivQyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..
Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..