Ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov u përkul në shenjë nderi në varrezën ushtarake bullgare rreth fshatit Capari në Maqedoninë e Veriut. Bashkë me diplomatë dhe bullgarë vendas ai vuri lule dhe nderoi kujtimin e të vrarëve në Manastir nga Divizioni i Gjashtë gjatë kohës së Luftës së Parë Botërore. Sipas ministrit edhe sot Maqedonia është një udhëkryq i interesave të shumta, kurse politika bullgare këmbëngul vazhdimisht që vendi duhet të bëhet pjesë e NATO-së dhe në Bashkimit Evropian, që të forcohet paqja në regjion. Ambasadori bullgar në Shkup Angjell Angjellov nënvizoi se duhet t'u jepet e merituara të gjithëve, të cilët gjatë viteve kanë punuar për ruajtjen dhe mbrojtjen e varrezës ushtarake bullgare në fshatin Capari.
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..