Në qendër të Sofjes hapi dyer një muze jo tradicional. Ai gjendet në një apartament dhe i transferon vizituesit në jetën e bullgarëve gjatë viteve 70 dhe 80 të shekullit të kaluar – etapa e fundit e regjimit komunist në Bullgari dhe udhëheqjes së Todor Zhivkovit. “Apartamenti i kuq” (The Red Flat) është një projekt i përbashkët i Shoqatës 365, të njohur me shëtitjet e qytetarëve nëpër Sofje dhe koleksionuesit të relikteve socialiste Valeri Gjurov – pronar i një dyqani-galeri, që ku na fakt fillon udhëtimi interesant në të kaluarën.
Apartamenti ka një dhomë për të ndenjur, ku në mbrëmje kjo dhomë kthehet në dhomë për të fjetur, siç ka qenë dhe fati i jo pak banesave të tjera bullgare. Ka një dhomë e cila është e pajisur si një dhomë për fëmijë, banjë, tualet dhe kuzhinë me depo. Në shtëpinë shembullore “jeton” familja Petrovi – nëna, babai dhe djali i tyre. Familja është një pamje përmbledhëse e familjeve të shumta bullgare. “Në realitet ajo nuk ekziston, por jemi munduar përmes historisë së saj, të tregojmë maksimalisht shumë gjëra dhe t’u japim një informacion njerëzve për këtë kohë të kaluar” – thotë Valeri Gjurov.
Puna mbi grumbullimin e sendeve emblematike nga ajo epokë e kaluar ka vazhduar rreth 1 vit. Vizituesit kanë liri të plotë të studiojnë sendet, të hapin gardërobën, të lexojnë gazeta, libra dhe revista, kurse dollapët janë plot sende me histori. Në murin e kuzhinës shikojmë një goblen me pamjen e Leninit.
“Nga sendet të cilat bëjnë një përshtypje më të madhe janë dy televizorët – Sofja 31 dhe Sofja 85, televizor ky i cili ka transmetuar pjesë prej programeve të viteve 80. Kemi radio dhe gramafon “Resprom”. Radioja VEF po kështu është një radio shumë klasike, kurse Radioja Kombëtare Bullgare ofroi sinjale prej transmetimeve të njohura. Mund të shikohet një frigorifer “Mraz”, soba “Meçta”, rrobalarësja “Perlla”, shishe bosh prej birre dhe limonade, një biçikletë “Ballkançe”, lojëra për fëmijët” – përmend një pjesë nga eksponatet interesante Valeri Gjurov.
Vizituesit njihen nga afër me ditët e përditshme të familjes së mesme statistikore bullgare përmes një audio në gjuhën bullgare dhe angleze, me 46 histori për sendet në apartament. Prej tyre mund të mësojmë gjëra nga më të ndryshmet: nëse njeriu është dashur të heqë këpucët ose jo në të hyrë, çfarë kanë ngrënë dhe kanë pirë njerëzit atëherë. Çfarë akoma?
“Për më tepër informacion, vizual dhe audio, për një kohë, e cila ka kaluar, por e cila me siguri jep shenjën e vet dhe në ditët tona të përditshme, me qenë se kjo është periudha më e afërt historike. Sigurisht që të huajit dhe bullgarët kanë ndjenja të ndryshme. Jemi munduar të mos të marrim anë dhe të mos të tregojmë ekstremitetet më të mëdha, me fjalë të tjera, nuk ka informacion për terror ose për dëfrime. Jemi munduar të lëvizim në mënyrë maksimalisht delikate në histori, kështu që njeriu të marrë një informacion bazë dhe që aty të thellohet në tema konkrete, duke e pyetur mikpritësin, ose duke kërkuar informatë suplementare në letërsi ose në Internet” – shënon Valeri Gjurov dhe shton se më shpesh njerëzit reagojnë me buzëqeshje, më në veçanti bullgarët, kur shikojnë gjëra, të cilat i kanë parë nëpër shtëpitë e nënave dhe të gjysheve të tyre.
“Kthehen kujtime nga fëmijëria e tyre, ose nga vitet e rinisë, në varësi nga mosha e tyre. Disa gjëra janë të harruara, kurse disa të tjera nuk janë parë. Për ata, të cilët kanë lindur pas vitit 1989, shumë nga sendet janë absolutisht të panjohura dhe të pashpjegueshme – nga telefoni fiks me rrotullim përmes vijës së dyfishtë telefonike deri tek produktet e pakta, të cilat kanë ekzistuar atëherë në frigoriferin e bullgarëve. Për të huajt është një gjë fare tjetër perceptimi, më në veçanti për njerëzit, të cilët vijnë jo nga vendet e lindjes, të cilët janë pjesa më e madhe e vizitorëve. Në këtë mënyrë ata mundohen t’i shpjegojnë vetes disa gjëra për shtetin tonë, dhe shpresojmë se kanë sukses.”
Mikpritësit në muze ju ofrojnë miqve të vet dhe një qerasje tradicionale dhe karakteristike për ato kohëra-limonadë, bozë, pijen “Etër” dhe kohë pas kohe dhe fetë bukë të lyer me gjalpë dhe merudhi, që të mund të provojë njeriu dhe disa nga shijet e asaj kohe.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaFoto: arkiv personal
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...
Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..