Një shkollë përparimtare për fëmijë me autizëm do të hapë dyer në Sofje. “Me rëndësi është për t’u qasur plotësisht punës me fëmijët me autizëm”, thotë Hristina Baballova, kryetare e shoqatës “Barazia e arsimit – Autizëm”.
Numri i fëmijëve të diagnostikuar me autizëm rritet vazhdimisht. Në Bullgari nuk ka një statistikë të saktë, por sipas Organizatës Botërore Shëndetësore 1 në 160 fëmijë ka çrregullim nga spektri i autizmit*. Këta fëmijë kanë nevojë prej pedagogëve motivues dhe një mjedisi të përshtatshëm, të cilët t’i ndihmojnë të evitojnë deficitet dhe të zhvillojnë potencialin e vet.
“Alternativat para nxënësve me autizëm janë këto: fëmija të regjistrohet në një klasë të përzier, ku më shpesh rekomandohet që prindi të jetë shoqërues dhe asistent, me qenë se kujdestari i klasës dhe specialistët nuk ka sesi të marrin përsipër krejtësisht këtë fëmijë. Forma tjetër është ajo individuale. Atëherë fëmija nuk ka kontakt me bashkënxënësit e vet. Nuk realizohet integrimi, që është mjaft i rëndësishëm për fëmijët tanë” – tregon Hristina Baballova, nënë e një fëmije me autizëm dhe kryetare e shoqatës “Barazia e arsimit-Autizëm”.
Prindërit, mësuesit dhe vetë nxënësit ndeshen me probleme të karakterit të ndryshëm, ku më e madhe del mungesa e përgatitjes për punë me fëmijët me autizëm tek një pjesë e madhe nga personeli pedagogjik. Hristina Baballova sqaron:
“Në një klasë me 20 fëmijë, në qoftë se ka një fëmijë me autizëm, thjesht mësuesi nuk ka sesi të zhvillojë orën e vet të mësimit, dhe në qoftë se fëmija ka problem ose ka siklet, shoqëruesi e nxjerr jashtë, që të mos e pengojë klasën. Orët me specialistë janë shumë pak – një logoped për gjysmë orë në javë për fëmijë me autizëm joverbal – me fjalë të tjera fëmijë, i cili nuk flet”.
Me fëmijët me nevoja të posaçme punojnë specialistë plotësues, numri i të cilëve mund të arrijë 6-7 veta, gjë e cila po kështu e ngarkon fëmijën. Po të bëjmë një krahasim, një fëmije tipik në shkollën fillore zakonisht i jep mësim një mësues. “Numri i specialistëve, të cilët punojnë me fëmijën tim, është të paktën 25 veta – nënvizon Hristina Baballova – ku veprimtaritë e tyre nuk janë të përshtatura njëra me tjetrën, me fjalë të tjera logopedi të jetë në dijeni sesi të punojë me fëmijën tim në shkollë për shembull.”
Është me rëndësi që të merrni një qasje të plotë në punën me fëmijët me autizëm. Kjo krijon nevojën për krijimin e një shkolle të re, në të cilën që të gjitha veprimtaritë e specializuara do të zhvillohen në një vend të vetëm. Përveç lidhjes midis specialistëve, mund të zgjidhet edhe një problem tjetër serioz – udhëtimi midis tyre, sepse në momentin e tanishëm në qoftë se fëmija ka vizita tek disa specialistë në rajone të ndryshme, ai kalon një kohë jo të pakët në trafik, në vend që të pushojë, të merret me sport ose të komunikojë me vërsnikët. Prandaj shumë shpresa investohen në mundësinë e krijimit të një shkolle të re, ku të ketë një grup të specializuar për fëmijë me autizëm:
“Projekti është i përbashkët me Shkollën Fillore Progresive – tregon kryetarja e shoqatës “Barazia e arsimit Autizëm”. “Ata zgjatën dorë drejt problematikës tonë dhe për më tepër drejt ngritjes së çështjes për arsimin e fëmijëve me autizëm. Tani do të stërviten specialistë, të cilët kanë gatishmëri të punojnë me metodika të reja.”
Parashikohen klasa për fëmijë të zakonshëm dhe për grupe fëmijësh me probleme specifike nga spektri i autizmit. Do të zhvillohet një metodikë inovative, e cila me kalimin e kohës do të përpunohet për nevojat e fëmijëve bullgarë. Përveç në drejtimin e arsimit, programi punon dhe mbi mënyrat e sjelljes. Që të realizohet kujdesi kompleks dhe puna e plotë me fëmijët, planifikohen ushtrime në mëngjes nga formati shkollor, kurse pasdite – një klasë ndihmëse për përgatitjen e fëmijëve, veprimtari sportive, artistike dhe terapi muzikore.
“Shkolla do të nisë për vitin e ri shkollor – shton Hristina Baballova. Tek ne viti shkollor fillon më 1 shtator dhe është 10 muaj – deri më 30 qershor. Do të fillojnë me një format të vogël – 3 klasa me fëmijë të zakonshëm, një klasë parashkollore, klasa e parë dhe klasa e dytë dhe në mënyrë proporcionale të këtyre klasave do të ketë 9 fëmijë me nevoja të posaçme ose nga spektri i autizmit. Shpresojmë që më shumë njerëz ta njohin këtë problematikë dhe të fillojë ndërtimi i një bashkësie të shoqatave si ne. Ne duam t’i ndihmojmë institucionet për përgatitjen e kuadrove, të cilat të jenë të profilizuara vetëm për punë me fëmijët me autizëm.”
*https://www.who.int/news-room/fact-sheets/detail/autism-spectrum-disorders
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..