Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria si frymëzim

Xhuliano Dollo: “Bullgaria është një vend i bukur dhe do të doja të jem ambasador i kësaj bukurie përmes filmave të mi të shkurtër”

Foto: arkiv personal

Xhuliano Dollo (Giuliano Eduardo Dollo) është fotograf dhe operator me një biografi shumë interesante. Pseudonimi i tij artistik është Júlio Dōjō. Ai ka lindur në vitin 1992 në Gjermani, nga është babai i tij - agjent i pasurive të patundshme. Nëna e tij është bullgare dhe për nga profesioni është piktore. Ai i flet dy gjuhët e prindërve, plus anglishten dhe spanjishten. Në gjuhën bullgare më mirë flet, sesa shkruan. Si fëmijë çdo vit i ka kaluar pushimet pranë familjes së vet në Bullgari - në qytetin Dobriç, ku ka lindur nëna e tij ose në fshatin Podsllon-tek gjyshi dhe gjyshja. Që atëherë daton dhe pasioni i tij ndaj fotografisë dhe filmave të shkurtër. Fillimisht xhiron me kamerën e babait të tij, pas kësaj dhe me kamerën e tij. Për nga arsimi është inxhinier, por përpara disa vjetëve vendos t’i përkushtohet dashurisë së tij ndaj kinemasë. Gjatë muajit prill të këtij viti, në festivalin “Master of Art”, Xhulio fitoi çmim për filmin e tij të shkurtër me “Me mendje në kokë!” - një udhëtim 5 minutash nëpër Bullgari.

"Filmi i është kushtuar gjyshes sime  Maria Dimova, e cila vdiq përpara 2 vjetëve. Ajo është mes njerëzve, të cilët ishin model për mua në kohën kur formohesha si personalitet dhe humbja e saj është një moment shumë i vështirë. Gjyshja ime vazhdimisht më thoshte: “Me mendje në kokë!”, që do të thotë: “Të jesh i vëmendshëm në veprimet dhe vendimet”. Ajo më thoshte se duhet të besoj në vetvete, se çdo gjë do të zhvillohet sa më mirë, po të kem një pritje pozitive. Përveç se kam një prejardhje të përzier, familja ime është lidhur po kështu  me Spanjën, ku jetuam mjaft vite – në Costa Blanka, që është në pjesën lindore të vendit. Kështu që unë kam kontakt me shumë kultura. Në këtë film të shkurtër doja që ta tregoja këtë përzierje kulturore, e cila është thellë në personalitetin tim. Ideja për të më erdhi vetvetiu. Kam një bashkëpunim të mirë me muzikantët, me të cilët e zgjodhëm bashkërisht muzikën, që të mund ajo të plotësojë dhe zhvillojë edhe më shumë idenë. Gjatë  viteve kam bërë qindra filma të shkurtër. Për “Me mendje në kokë!” udhëtova nëpër të gjithë Bullgarinë 8 javë-nëpër bregun e Detit të Zi, pothuajse deri në kufirin me Rumaninë, qepin Kaliakra, Varna dhe në jug – deri në fshatin Rezovo."

Përpunimi i materialit të regjistruar ka vazhduar disa javë. Xhulio tregon se, ka punuar më shumë se 14 orë në ditë. Elemente nga filmi, të cilat në variantin e gatshëm vazhdojnë jo më shumë se disa sekonda, nganjëherë kanë kërkuar orë të tëra. "Ky ështënjë film dokumentar për natyrën dhe kulturën e Bullgarisë. Ai i është kushtuar jo vetëm gjyshes sime, por dhe mua vetë – që të jetë burimi im i sigurt i frymëzimit, ta shikoj  kur ndihem i pasigurt ose kur më mungon motivimi” - pohon akoma autori i ri . Festivali në Bullgari  është konkursi i parë, në të cilin merr pjesë, por planifikon që ta tregojë “Me mendje në kokë!” në disa shkolla kinematografike. Do të vazhdojë të kërkojë dhe bashkëpunim me kompani turistike bullgare dhe me media të ndryshme. Kurse pyetjes sesi mund të vazhdojë fjalinë  “Bullgaria është një vend i bukur...”përgjigjet: .....”por unë do të doja që përmes filmave të mi të shkurtër, ta popullarizoj nëpër të gjithë rruzullin tokësor mes njerëzve nga të gjitha moshat, të jem një ambasador i kësaj bukurie, me përkrahjen e miqve dhe bashkëmendimtarëve”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD