14 janë ofertat e dhëna të ekipeve arkitekturore nga Bullgaria, Italia, Franca, Rumania, Rusia dhe Turqia në konkursin ndërkombëtar për rinovimin e sheshit “Shën e Diela” në qendrën historike në Sofje. Më të shumta janë projektet konceptuare të ekipeve bullgare dhe italiane. Në etapën e parë ekipet arkitekturore prezantuan përvojën e tyre profesionale. Më 21 qershor një juri do të zgjedhë 7 koncepte dhe do të ftojë autorët e tyre të zhvillojnë projekte më të plota. Bashkia e kryeqytetit do të ftojë fituesin që të realizojë projektin e dalluar. Detyra është ruajtja e karakterit historik të hapësirës, krijimi i lidhjes midis zonave të këmbësorëve, dizajnit bashkëkohor urban, mjedisit të arritshëm si dhe përshtatshmërisë ekonomike.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..