Alpinisti bullgar Ivan Tomov është ngjitur në majën e katërt për nga lartësia – Lhotse (8516 metra), në orën 9.40, orë lokale, bashkë me rusen Nastja Runova, pa oksigjen suplementar dhe pa ndihmën e sherpëve. Në fund të shtatorit të vitit 2017 Ivan Tomov u ngjit në Manaslu (8156 metra), ndërsa gjatë 2014-ës u ngjit në Broad Peak (8047 metra) bashkë me alpinistin tonë të madh Bojan Petrov.
Lhotse është maja e parë e lartë mbi 8000 metra, të pushtuar nga alpinistët bullgarë. Kjo ndodhi më 30 prill 1981, ndërsa alpinisti i parë bullgar, i cili e valëviti flamurin tonë ishte Hristo Prodanov.
Para një dite dy bullgarë të tjerë – Atanas Skatov dhe Stefan Stefanov, u ngjitën në majën e tretë për nga lartësia në botë Kanchenjunga(8586 metra).Kombëtarja e volejbollit të Bullgarisë për vajza deri në 21 vjeç (U21) u kualifikua për në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, që po zhvillohet në Surabaja, Indonezi, pasi mundi Poloninë me rezultatin 3:1 (25:23, 22:25, 25:23, 25:18) në çerekfinale...
Kikboksieri bullgar Borisllav Radullov fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Botërore Sportive që po mbahen në Cëndu, Kinë, njofton BGNES. Ky është medalja e parë për Bullgarinë në këto Lojëra Botërore Sportive. Dy sportistët e tjerë bullgarë në garë –..
Regata ndërkombëtare "Cor Caroli" fillon sot, 14 gusht, në orën 13:00 në Gjirin e Varnës, njoftoi Bashkia e Varnës. Gara, e cila do të zgjasë deri më 18 gusht, mbahet për të 25-in vit radhazi në ditët rreth festës kryeqytetit të Detit të Zi të..
Kombëtarja e volejbollit të Bullgarisë për vajza deri në 21 vjeç (U21) u kualifikua për në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, që po zhvillohet në..