Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Biser Petkov u takua me Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Bullgari Donika Hoxha me iniciativë të saj. Gjatë bisedimit u shqyrtua përgatitja e një Marrëveshjeje të re për sigurim social mes dy vendeve tona, marrëveshje kjo e cila do të zëvendësojë atë nga viti 1954. Ministri Petkov dhe Ambasadorja Hoxha kanë shprehur dëshirë që dokumenti të aktualizohet në kontekstin e marrëdhënieve dinamike ekonomike dhe numrit në rritje të shtetasve bullgarë dhe të atyre shqiptarë, të cilët punojnë në të dyja vendet. Ata kanë deklaruar gjithashtu se dëshirojnë që përgatitja e marrëveshjes në mes të dy vendeve të fillojë sa më shpejt. Nënshkrimi i Marrëveshjes do të inkurajojë punësimin dhe lëvizjen e krahut të punës dhe do të ndihmojë mbrojtjen më të mirë të të drejtave të sigurimit të qytetarëve, të cilët punojnë në Bullgari dhe Shqipëri, tha Ministri Petkov. Nga ana e vet Shkëlqesia e Saj Donika Hoxha e falënderoi Bullgarinë për përkrahjen ndaj Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së dhe shprehu shpresë se dy vendet tona do të vazhdojnë të këmbejnë përvojë në fushën e punës dhe politikës sociale.
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..