Bullgaria është e gatshme për stinën e re turistike, vuri në dukje Ministrja e Turizmit Nikolina Angellkova në edicionin e 15 të ekspozitës turistike “Weekend Turizëm” në Ruse. Zonja Angellkova shënoi se ka tendencë që Bullgaria të tërheqë gjithnjë e më shumë turistë me mundësi të mira financiare për një qëndrim më të gjatë. Ndër prioritetet e Ministrisë është që ta përqendrojë interesin e turistëve jo vetëm në bregdet dhe në vendpushimet malore, por edhe në brendësinë e vendit, duke siguruar mundësi për pushime gjatë tërë vitit. Sipas Angellkovës shkaku për prognozat për ulje të vogël me rreth 2-3 për qind të turistëve të huaj gjatë stinës verore janë çmimet e konkurrentëve tanë – Turqia, Egjipti, Maqedonia e Veriut, Tunizia, Serbia.
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..