Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ujëvara e Hotnicës tërheq artistë në një festival jo të zakonshëm

Martin Dimov për festivalin “Kthimi”: Arti duhet të jetë në shërbim të komunitetit

Martin Dimov është vokal i grupit Stokholm dhe beson se arti duhet t’i sjellë një mesazh publikut. Prandaj përpara disa vjetëve fillojnë një fushatë bamirëse për grumbullimin e mjeteve në koncertet e tyre për Fermën me qendër strehimi “Miqtë në katër këmbë” në fshatin Hotnica (Bullgari Qendrore), që ku vjen dhe ideja për të organizuar një koncert në fshat.

"Vendosëm ta bëjmë më 18 maj 2018. Shkuam, ndërtuam skenën, gjetëm aparaturë për zërin. U formua një koncert shumë i mirë. Që aty lindi dhe ideja për ngjarjen tjetër, e cila do të jetë sivjet. E quajtëm “Kthimi”  – tregon Martin Dimov. “Më e rëndësishmja tek “Kthimi” është se ky është një festival i vetorganizimit, me fjalë të tjera publiku dhe artistët mund të marrin pjesë së bashku. Çdo një mund të regjistrohet, nuk ka taksa për pjesëmarrje. Deri në fund do të mund të përfshihen njerëz, në qoftë se kanë për të prezantuar poezi, muzikë ose diçka tjetër. Programi muzikor është i plotësuar, por dhe ndonjë nga publiku mund të hipë në skenë dhe të prezantojë diçka, në qoftë se ka kohë. Dëshira jonë është që idetë për vetorganizimin, për të ndihmuar krijimtarinë bullgare dhe fshatin bullgar të fitojnë popullaritet”.

Festivali nuk mbështetet tek sponsorët, si dhe tek artistët me honorar. Sipas Martin Dimovit në krijimtari nuk ka vend për llogaritjen e fitimit. “Paratë janë mjet dhe ato vijnë pas një pune të kryer mirë. Artistët dhe njerëzit, të cilët merren me çdo lloj arti, duhet ta vënë artin e vet në vend të parë dhe jo të mendojnë për para”– pohon vokali i grupit Stokholm. Vizituesit po kështu nuk do të paguajnë hyrje, kurse paratë e mbledhura prej bluzave dhe disqeve të shitur do të dhurohen në dobi të festivalit. Natyra e bukur dhe kureshtjet e Hotnicës janë të njohura për udhëtarët në Bullgari dhe ky vend është vetëm në rreth 20 kilometra nga qyteti Veliko Tërnovo.  Miqtë e festivalit “Kthimi” do të mund të vendosin çadrat e tyre në këtë vend të bukur, të shëtisin nëpër rrugicat dhe itineraret turistike në rajonin e Hotnicës – deri tek ujëvara “Kaja Bunar”, prandaj janë të paralajmëruar të marrin me vete këpucë komode.

“Që të gjithë artistët në fshat” është një na parullat e festivalit.


“Unë personalisht jam i mendimit se, artistët duhet të kthehen, në qoftë se në përgjithësi kanë ikur nga krijimtaria” – thotë Dimov.Natyra është krijuesi më i madh, kurse kontakti me natyrën do t’i frymëzojë artistët për krijimtari dhe njëkohësisht  do të frymëzohemi bashkërisht me publikun dhebanuesit vendas.”

Në edicionin e dytë të “Kthimit” do të marrin pjesë piktorë, shkrimtarë, komedianë, grupe të muzikës rok dhe rap. Qëllimi i festivalit nuk është fitimi, por zhvillimi, prandaj “qëllimi afatshkurtër i organizatorëve është të zhvillojnë edhe më tepër edicionin e vjetshëm, kurse ai afatgjatë është të shpërndahet në më shumë vende, me fjalë të tjera në rajone të tjera qofshi ato fshatare ose në qytete të vogla, dhe të mbulojmë të gjithë Bullgarinë. Të bëhet diçka si lëvizje pa kufi” – nënvizoi Martin Dimov. “Kjo është një gjë shumë e rëndësishme, por edhe më e rëndësishmja është se nuk jemi varur nga sponsorët. Ne mbështetemi njëri tek tjetri dhe në këtë mënyrë mësojmë qe të veprojmë bashkërisht në ekip. Kjo gjë, ne bullgarëve pak a shumë  na mungon, na mungon puna në ekip dhe të veprojmë me vetëmohim. Artisti i vërtetë duhet të jetë i lidhur me publikun në mënyrë organike. Për ne si krijues  kjo është më e rëndësishmja dhe këtë do të zhvillojmë – humanizmin, përzemërsinë dhe kontaktin me njerëzit. Kështu që muzika dhe arti të jetë në dobi të shoqërisë."

Edicioni i dytë i “Kthimit” do të zhvillohet më 18 dhe 19 maj në fshatin Hotnica nga ora 13.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD