Në fshatin e rrethit të qytetit Plovdiv – Bellozem ka pasur një dru, i cili i ka zgjatur degët e veta gjithnjë e më larg, që të mund tu jetë një shtëpi komode lejlekëve. Por pas Luftës së Parë Botërore ky gjigant, trungun e të cilit nuk kanë mundur ta rrethojnë 20 pëllëmbë njeriu dhe nuk është përkulur nën peshën e 20 foleve të lejlekëve, është prerë.. Kurse shpendët kanë vazhduar të kthehen në fshat. Dhe sot e kësaj dite lejlekët kanë fole nëpër çatitë e larta – të kishës, shkollës, vatrës së kulturës dhe në shtyllat.
Lejleku i bardhë është kaq i nderuar në Bellozem, saqë njerëzit atje kanë bërë një muze dhe organizojnë një fstival, kushtuar tij.
“Prej shekujve shokët tanë të mirë gjejnë një vend të përshtatshëm për të bërë fole, për zogjtë e tyre të vegjël, duke jetuar në një sinkron me njerëzit rreth vendeve moçalore rreth lumit Marica” – sqaron kryetari i bashkisë Ivan Taçev. “Kultura bujqësore e cila prej qindra vjetëve me radhë rritet këtu është orizi. Prandaj dhe lejleku si një shpend i cili e do ujin dhe ushqehet me gjarpërinj, bretkosa, hardhuca dhe insekte është tërhequr nga fushat me oriz.
Më 18 maj, banuesit e kësaj krahine do ta falënderojnë lejlekun e bardhë, i cili çdo pranverë ‘u sjellë gëzim, kësmet dhe dashuri. Festivali i 14 do të kalojë nën shenjën e zhvillimit të turizmit ekologjik. Vizituesit do të shikojnë ekspozitën e fshatrave nga rrjeti “Fshati Evropian i lejlekëve”, do të mësojnë sesi mund të krijohet një fermë për krimba të Kalifornisë dhe një kopsht me bimë mjekësore, do të hedhin vështrim në ditarin e fëmijëve për shpendët, të cilët kanë zgjedhur për shtëpi të vet çatinë e shkollës, do të bëjnë foto me një familje lejlekësh nga fshati Bellozem.
“E reja është se organizuam konkurs ndërkombëtar për pikturë më të mirë fëmijësh me temë “Jeta e një lejleku” – tregon Ivan Taçev. “Në fshatin tonë jetojnë shumë piktorë dhe tre prej tyre do t’i përcaktojnë fituesit. Kemi menduar dhe gjëra të tjera interesante: transport ekologjik me dy karroca të tërhequra prej kuajve, të cilat do të çojnë vizituesit deri në zonën e lagësht dhe deri në vendet, ku lejleku ushqehet, kurse nëpërstendë do të shiten specialitete vendase prej orizi, djathë i freskët shtëpie, raki shtëpie, si dhe verë. Por, e gjithë kjo nuk është vetëm me qëllim tregtar, por thjesht të tregojmë se çfarë prodhojmë. Fshati ynë është i pastër dhe pavarësisht se kemi një industri mjaft të zhvilluar, lejleku qëndron tek ne . Kurse shpendi është indikator për një natyrë të ruajtur, për një vend të mirë për të jetuar.
Përveç organizatës “Ballkan i Gjelbër” për lejlekët kujdesen dhe nxënësit nga shkolla tetëvjeçare në fshat. Fëmijët regjistrojnë se kur mbërrijnë dhe kur ikin e fluturojnë shpendët. Kohët e fundit transmetojnë dhe online jetën e një familje lejlekësh, pasi kanë arritur përmes veprimtarive të bamirësisë të blejnë kompjuter dhe kamera.
Detyra më e rëndësishme për ne të moshuarit është që të mund të edukojmë fëmijët në një harmoni me mjedisin –thotë kryetari i bashkisë. Dhe po kështu t’i mësojmëse pa natyrë, pa kafshë dhe shpendë nuk ka sesi të jetojmë, me qenë se që të gjithë ne jemi fëmijë të planetit tonë. Shumë shpesh lejlekët qëndrojnë në dy-tre metra prej fëmijëve në parkun e shkollës sonë tetëvjeçare. Shpendët shëtisin nëpër oborr kërkojnë gjërat e veta dhe nuk ikin, sepse asnjeri nuk i ngacmon.
Aktualisht në Bellozem po ndërtohet një muze i lejlekut të bardhë me ndihmën e fondacionit gjerman “Evronatur”. Kështu në një vend do të mblidhen eksponatet, kushtuar shpendëve, do të ketë po kështu një qendër informative dhe do të pastrohen rrugica turistike dhe do të përmirësohen kushtet për turizëm.
Kemi një zonë të lagësht “Kisimovi dupki – një oazë në Luginën e Trakisë, ku mund të flesh çadër dhe të shikosh shumë lloje të mbrojtura të kafshëve të ujit dhe shpendëve –tregon kryetari i bashkisë.Po kështu kemi dhe një përmbledhje etnografike, dy kisha të shkëlqyera-katolike dhe ortodokse, kemi itinerar, nëpër të cilin mund të ndiqet dhe të shikohet se ku ushqehet lejleku. Në këtë projekt bile do të financohen disa biçikleta të cilat do të jenë në dispozicion të turistëve.
Dikur Bellozem është quajtur “Geren Kjoj”- një vend i lagësht, kënetë. Kurse “bardhësia” në emër (Bellozem do të thotë “tokë e bardhë”) ka ardhur nga ngjyra e tokës të së zhytur në lagështi – e bardhë për shkak të kripërave.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal dhe kisimovidupki.com
Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..