Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria prodhon dhe eksporton në BE 1 për qind prej mjaltit të shitur

Foto: BGNES

Gjatë vitit 2018 Bullgaria ka eksportuar për vendet e BE-së mbi 100 tonë mjaltë bletësh, ndërsa për vendet jashtë BE-së – 4 tonë. Eurostat publikoi të dhënat me rastin e 20 majit – Dita Botërore e Bletarëve. Bullgaria ka importuar gjithashtu 12 tonë mjaltë bletësh nga vendet jashtë BE-së dhe 3.5 tonë mjaltë nga vendet e bashkësisë. Sipas Bashkimit të Bletarëve Bullgarë Bullgaria është një nga eksportuesit e rëndësishëm të mjaltit cilësor për Gjermaninë, Austrinë, Italinë, Francën, SHBA-në, Norvegjinë, ndërsa kohët e fundit ajo eksporton mjaltë edhe për vendet e Lindjes së Mesme. Përqindja e Bullgarisë në tregun evropian (1 për qind) është e vogël, por kompensohet nga cilësia e lartë e mjaltit, shënojnë prodhuesit. Sipas të dhënave të Eurostatit Kina është importuesi më i madh i mjaltit në BE – afro 80 000 tonë dhe 40 për qind në tregun e bashkësisë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rritje sezonale e ofertave për punë, por rënie në krahasim vjetor

Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga kompanitë më të mëdha të burimeve njerëzore në Bullgari. Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të..

botuar më 25-09-14 6.10.PD

Festivali i Rrugës U.L.I.C.A. në Stara Zagora i kushtohet të rinjve

Stara Zagora po pret Festivalin e parë të Rrugës U.L.I.C.A. – Street Fest, njoftuan organizatorët nga ndërmarrja komunale “Art Skena”. Eventi do të zhvillohet gjatë fundjavës në pjesën për këmbësorë të bulevardit “Car Simeon Veliki” (“Mbreti..

botuar më 25-09-13 5.50.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 20°C, në Sofje – 11°C. Në orët e para të mëngjesit , në ultësira dhe përgjatë lumenjve do të ketë dukshmëri të reduktuar dhe re të ulëta. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..

botuar më 25-09-12 7.35.MD