Gjatë kohës së bisedimeve nuk flitet për çmime, por disa nga parametrat e marrëveshjes për F-16 nuk janë të leverdishme dhe çmimet duhet të normalizohen, tha ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov. Nuk bëhet fjalë të pakësohet çmimi për llogari të prametrave të avionëve. Ministri dha si shembull pagimin, të cilin e duan amerikanët, për mësimin e gjuhës angleze të pilotëve bullgarë, të cilin ata prej kohe e kanë kaluar. Në qoftë se nuk bien dakord për pagimin e kuotave për avionët e rinj F-16, kjo mund të ndalojë projektet e tjera për modernizimin e ushtrisë dhe për rritjen e rrogave të ushtarëve, deklaroi Karakaçanov.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..