Procedura e zgjedhjes së investitorit strategjik për projektin e centralit atomik “Belene” u publikua sot në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian. Kështu filloi të skadojë afati prej 90 ditësh për parashtrimin e ofertave për pjesëmarrje në projekt. Vetë procedura duhet të përfundojë në kuadrin e 12 muajve. Ju rikujtojmë se me vendime të Parlamentit dhe të kabinetit të tretë të Bojko Borisovit që nga qershori 2018 rifilloi kërkimi i mundësisë për realizimin e projektit për centralin atomik “Belene”, që u mbyll gjatë vitit 2012 nga kabineti i parë i Bojko Borisovit.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..