Vrapuesja bullgare Ivet Llallova-Collio për herë të radhës i befasoi shumë këndshëm përkrahësit e vet, duke filluar shkëlqyeshëm stinën e re në pistë. Ajo fitoi vrapimin në distancën 200 metra në Seiko Golden Prix në Osaka, duke përfunduar garën për 22.55 sek. Ky rezultat rekord në turne i garantoi Llallovës pjesëmarrje si në Olimpiadën në Tokio gjatë vitit 2020, ashtu dhe në Kampionatin Botëror në kryeqytetin e Katarit Doha vitin tjetër. Lojërat Olimpike në kryeqytetin japonez do të jenë të pestat për vrapuesen tonë. Në një video-fjalim të posaçëm nga Osaka Llallova komentoi se nuk ka se çfarë tjetër t’i urojë vetes pas kuotave të fituara për Kampionatin Botëror dhe Lojërat Olimpike. Radosllava Mavrodieva gjithashtu u klasifikua për Olimpiadën në Tokio, por në disiplinën hedhje gjyleje.
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...