Shteti do të livrojë 500 mijë euro për blerjen e pyjeve private, tha para Radios Kombëtare Bullgare Georgi Kostov, këshilltar i Ministres së Bujqësisë Desisllava Taneva. Në Bullgari ka afro 2 mln parcele pyje të vogla private, të cilat administrohen në mënyrë efektive, ndërsa një pjesë e madhe prej pronarëve madje nuk e dinë se ku ndodhet pronësia e tyre. Ideja është që shteti t’i ndihmojë këta pronarë, nga njëra anë, duke i blerë parcelat, ndërsa nga ana tjetër të sigurojë një administrim të qëndrueshëm dhe të drejtë. Projekti startoi gjatë mandatit të kaluar të Tanevës si Ministre e Bujqësisë, por u ndalua nga Rumen Porozhanov, i cili e trashëgoi postin e saj. Ju rikujtojmë se Taneva u kthye në postin e Ministrit të Bujqësisë pas dorëheqjes së Porozhanovit.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..