Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takimi i Patrikut bullgar Neofit me Ambasadoren Donika Hoxha

Foto: Ambasada shqiptare në Sofje

Të enjten në Sofje u zhvillua takimi i Patrikut të shenjtë të Bullgarisë Neofit me Shkëlqesinë e saj Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Bullgari Donika Hoxha. Ajo falënderoi për nderin e madh dhe vëmendjen e treguar nga ana e kreut të Kishës Ortodokse Bullgare dhe nënvizoi se Bullgaria dhe Shqipëria janë vende me të kaluarën e afërt dhe me histori të përbashkët. “Kisha Shqiptare është me e re sesa e jotja - Kisha Bullgare është ndër më të vjetrat në Evropë, me shumë tradita në përhapjen e së mirës ndër njerëzit” – tha Ambasadorja Hoxha, duke shtuar se 26% prej popullsisë së shtetit të saj janë pjesë e bashkësisë ortodokse shqiptare dhe kishat ortodokse në Shqipëri tashmë janë më shumë se 1 mijë.

“Duhet të jetojmë në paqe dhe mirëkuptim. Shpresojmë se Gadishulli Ballkanik do të jetë një vend i paqes dhe i sukseseve në zhvillimin e tij të ardhshëm”, tha Tërëshenjtëria e tij Patriku Neofit. Ambasadorja Hoxha tha gjithashtu se Bullgaria është një nga përkrahësit më të mëdhenj të Shqipërisë në rrugëtimin e shtetit të saj ndaj anëtarësisë në Bashkimin Evropian – gjë e cila akoma më shumë i forcon lidhjet ndërmjet të dyja shteteve. Ajo shtoi gjithashtu se Ambasada e Republikës së Shqipërisë është e hapur për të gjitha nismat dhe veprimtaritë, me të cilat Kisha Ortodokse Bullgare do të dëshironte të bashkëpunonte me qeverinë e Shqipërisë në përkrahje të minoritetit bullgar në vend. Takimi përfundoi me urime për suksese të ardhshme në bashkëpunim dhe për iniciative të reja të dobishme. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Sofje hapet një festival arti në të cilin pjesëmarrës është edhe publiku

"Unë jam Sofja" - kështu quhet festivali i ri i arteve dhe emocioneve, i cili do të mbahet nga 17 deri më 23 shtator në hapësirën përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të kryeqytetit bullgar. Ai është pjesë e programit “Sofja feston 17..

botuar më 24-09-17 5.10.PD

Parashikimi i motit për 17 shtatorin 2024

Gjatë natës retë do të çahen përkohësisht dhe do të zvogëlohen në pjesën më të madhe të vendit. Më të theksuara do të mbeten në zonat juglindore, ku në vende të izoluara do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6°..

botuar më 24-09-16 7.35.MD
Kamelija Nejkova

Komisioni Qendror I Zgjedhjeve dhe Këshilli i Ministrave premtuan zgjedhje të ndershme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe Këshilli i Ministrave do të punojnë së bashku për të rritur besimin në procesin zgjedhor dhe për t'i bërë zgjedhjet transparente. Kështu deklaroi kryetarja e KQZ-së, Kamelija Nejkova, pas takimit me ministrat..

botuar më 24-09-16 6.06.MD