334 bullgarë në fundin e vitit 2017 kanë pasur llogari në vende të tjera dhe në zona offshore me para në to për më shumë se 1 mln. euro. Agjencia Kombëtare për të Ardhurat (administrata tatimore) ka filluar kontrollime të këtyre mjeteve , por institucioni nënvizon se njerëzit, të cilët kanë llogari të tilla nuk e shkelin ligjin dhe kjo nuk do të thotë detyrimisht se pronarët e tyre merren me veprimtari ilegale. Sipas agjencisë të tatimeve këto kontrollime zhvillohet prej kohe dhe s’ka lidhje me aksionin e Prokurorisë së Përgjithshme për ndjekjen e lëvizjes së mjeteve dhe pronave jashtë shtetet të personave në poste publike. Në përputhje me Konventën për Bashkëpunim Administrativ Agjencia Kombëtare për të Ardhuratmund ka të drejtën të kontrollojë llogaritë e firmave të shtetasve bullgarë në 114 vende në botë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..