Tashmë janë përpunuar të gjitha procesverbalet zgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Të dhënat prej tyre tregojnë se partia në pushtet GERB fiton bindshëm me rezultat 31,07% në zgjedhjet për deputetë evropianë. Forca e dytë politike – Partia Socialiste Bullgare është me rezultat 24,26%. Partia tjetër opozitare Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë fiton 16,55 për qind. Nacionalistët nga VMRO kanë rezultat 7,36%, kurse koalicioni i së djathtas “Bullgaria Demokratike” - 6,06 për qind dhe ai do të dërgojë një deputet në Parlamentin Evropian. Pjesëmarrja zgjedhore është 33,27%. Fletëvotimet me preferenca për kandidat konkret janë 36,71%. Secili votues i dytë i partisë VMRO dhe i “Bullgarisë Demokratike” ka rirenditur listën e kandidatëve. Rezultatet përfundimtare me emrat konkretë të deputetëve bullgarë në Parlamentin e ri Evropian do të shpallen të premten.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..