Balloja tradicionale për të rinj të disfavorizuar sivjet do të zhvillohet më 30 maj. Ajo është pjesë e nismës bamirëse të Presidentit të Bullgarisë Rumen Radev dhe bashkëshortes së tij Desisllava Radeva. Motoja e saj është “Përkrahu një ëndërr” dhe në të janë ftuar më shumë se 100 maturantë, të cilët janë rritur në institucione sociale për shkak të mungesës së prindërve. Nata e ballos së rezidencën “Bojana” do të kalojë me pjesëmarrjen e këngëtarëve dhe muzikantëve të shquar bullgarë.
Në vend po vazhdon iniciativa “Me bluzë në ballo”. Maturantët që marrin pjesë në të heqin dorë nga veshjet e shtrenjta dhe shkojnë në ballo me t-shirt, kurse paratë e kursyera ua dhurojnë moshatarëve të tyre të disfavorizuar. Mjetet e grumbulluara financiare përdoren jo vetëm për natën e ballos, por edhe për bursa, të cilat i ndihmojnë në hapat e para të jetës së tyre të re.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..