Mendohet se, pikturimi mbi pupla ka arritur deri tek ne nga traditat e lashta të indianëve. Me kalimin e kohës piktorët modern po kështu fillojnë të përdorin këtë material jo tradicional. Galja Stojanova është mbase krijuesja e vetme në Bullgari, e cila pikturon mbi pupla.
“Si gjithmonë, gjërat nganjëherë bëhen rastësisht. Përpara 4-5 vjetëve pikturoja mbi gurë, kërkoja ndonjë farë motivesh dhe fotografish të zogjve dhe të shpendëve dhe fare rastësisht shikova pupla të pikturuara – diçka shumë interesante për mua, dhe kjo u bë sfida ime tjetër – të provoj të pikturoj mbi pupla” – i kujtohet Galja Stojanova.
Kështu fillon me pupla pëllumbash, por pas kësaj zbulon puplat e fazanit dhe të gjelit të detit, të cilat janë më të gjera dhe japin mundësi për piktura më të mëdha. Përpara se të fillohet pikturimi i vërtetë, pupla duhet të punohet në një mënyrë të caktuar.
“Duhet të spastrohet paraprakisht, pas kësaj të vendoset një astar, sepse vetë sipërfaqja është shumë e rrëshqitshme. Pikturoj me bojëra akrilike, të cilat janë me cilësi më të mirë ose me bojëra uji, kurse kur për të përfunduar pikturën, bëj një izolim nga kushtet atmosferike, që të jetë më e rezistueshme. Procesi i përpunimit nuk është dhe kaq i vështirë, por nevojitet një durim i madh dhe përpjekje, sepse sipërfaqja, mbi të cilën pikturohet është shumë e vogël, punohet me furça shumë të holla dhe ka nevojë për durim të madh, derisa të realizohet rezultat i kënaqshëm përfundimtar, i cili me të vërtetë i meriton përpjekjet” – tregon sekretet e këtij lloji arti të pikturimit Galja Stojanova dhe tregon se, në fillim fare ka filluar të pikturojë shpendë dhe kafshë, sepse dhe vetë autori, krijimet e të cilit ajo i ka parë në Internet (Ian Davie) ka rikrijuar pikërisht motive të tilla.
“Më vonë vendosa të përfshijë dhe diçka më të ndryshme” – vazhdon Galja Stojanova. “Me qenë se më pëlqen të pikturoj ikona, bëra disa pupla me imazhe kishtare. Kohët e fundit pikturoja vajza në veshje popullore, të cilat dolën mjaft të suksesshme. U bënë me të vërtetë shumë atraktive dhe shumë njerëz i pëlqejnë”.
Ngjyrat e theksuara, vijat tepër fine të imazheve, përpikëria e çdo një elementi deri tek i cili është afruar dora e mjeshtres, larmia e madhe e temave dhe të motiveve – e gjithë kjo i bën puplat e pikturuara një peshqesh të dëshiruar jo tradicional. Thonë se, puplat janë një amulet i shkëlqyer mbrojtës, i cili të mbron nga syri i keq si dhe nga vendimet dhe hapat tona jo të drejta personale. Jo rastësisht konsiderohet se puplat janë një talisman, i cili harmonizon marrëdhëniet familjare dhe tërheq fatin dhe mirëqenien.
“Pikturimi mbi pupla është një lloj arti indian, por sot secili i rikrijon në mënyrë të ndryshme, në përputhje me botëkuptimin e vet” – mendon Galja Stojanova. – “Kurse mesazhi në krijimet e mia është të jemi të lirë si shpendët, të jemi më kreativë. Në art ka akoma shumë e shumë sfida të tjera, të cilat na presin”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..