Zëvendëskryetari i GERB-it Cvetan Cvetanov dha dorëheqje.
Ai largohet nga drejtoria e partisë dhe mbetet anëtar i saj i rregullt. Kjo u bë e qartë pas një bisedimi midis Kryetarit të GERB-it Bojko Borisov dhe Cvetan Cvteanovit. Në profilin e vet në Facebook Cvetanov shprehu mirënjohjen e vet për 13 vitet e punës së përbashkët në GERB: Sipas Partisë Socialiste Bullgare (BSP) tërheqja e Cvetanovit është një ripohim i fajit të tij”. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) refuzoi të komentojë dorëheqjen e tij me argumentin se nuk duan të përzihen në punët e çfarë do që të jetë partie.
Emri i Cvetanovit u përhap në hapësirën publike për herë të parë në vitin 2001. Atëherë ai u bë ndihmës operativ i Bojko Borisovit, i cili në atë kohë zinte postin e kryesekretarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjatë 2005-ës, kur Borisov u zgjodh kryetar i Bashkisë së Sofjes, Cvetanov u bë zëvendëskryetar i bashkisë. Nga muaji korrik i vitit 2009 deri në mars të 2013-ës Cvetanov ishte Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Brendshme në kabinetin e Bojko Borisovit. Cvetanov ishte pranë Borisovit edhe gjatë formimit të partisë GERB.Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..