Në kryeqytetin detar të Bullgarisë Varna fillon Festivali Teatral Ndërkombëtar “Vera e Varnës” – një nga aktivitetet më të mëdha teatrale në vend. Ai zhvillohet çdo vit nga 1 deri më 11 qershor në kuadrin e festivalit të arteve “Vera e Varnës”. Qëllimi i tij kryesor është që të paraqesë tendencat në praktikën skenike bullgare dhe ndërkombëtare dhe të krijojë hapësirë për dialog ndërkombëtar, këmbim dhe treg. Programi përbën mozaik prej modulesh të ndryshme.
Seleksionimi ndërkombëtar paraqet një shumëllojshmëri prej formash skenike dhe tendencash kryesore nga Evropa dhe bota. Programi Shoukejs është përqendruar te teatri bashkëkohor, vallja dhe performanca. Është parashikuar dhe një program paralel me debate, atelie pune, ekspozita, koncerte etj. Sivjet programi bullgar i festivali “Vera e Varnës” tregon 10 prej spektakleve më të mira gjatë stinës së kaluar. Theksi kryesor i programit është përvjetori i 90-të i lindjes së Jordan Radiçkovit – shkrimtar dhe dramaturg, i cili ka kontribut të jashtëzakonshëm për teatrin tonë kombëtar. Janë përfshirë 3 pjesë teatrale të veprave të tij, përfshi këtu dhe pjesën “Provë për të fluturuar”, e cila është emblemë për tetarin tonë modern.
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..