Në ishullin Shën Anastasia filloi një fushatë e madhe ekologjike. Ishujt afër bregdetit tonë pranë Detit të Zi janë pak për nga numri dhe janë me një sipërfaqe jo shumë të madhe. Ndoshta pikërisht për këtë shkak ata parapëlqehen nga turistët, ekologët, sportistët dhe njerëzit e artit. Atje janë xhiruar jo pak filma bullgarë me piratë të guximshëm, luftëtarë për liri dhe aventurierë.
Ishulli Shën Anastasia ka një histori të vrullshme, ndërsa sot është i njohur si vendi më romantik në Gjirin e Burgasit, ku mund të shihet i vetmi manastir ishullor i ruajtur në Bullgari. Në vigjilje të stinës verore turistike në rendin e ditës është ruajtja e mjedisit. Nga 1 qershori Bashkia e Burgasit fillon një fushatë për kufizimin e përdorimit të sendeve prej plastmase për përdorim të njëfishtë. Do të ketë konsum, por vetëm me sende prej qelqi, metali dhe letre. Meqenëse fillimi i fushatës është në Ditën e Fëmijës, në ishull do të organizohet një festë, e cila do të vazhdojë tërë ditën. Palombarët nga klubi “Miq të detit” – Burgas, do të pastrojnë fundin e detit rreth ishullit. Të gjithë së bashku do të shijojnë koncerte, shou-programe, degustime. Posaçërisht për fëmijët janë parashikuar aktivitete më të ndryshme.
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..