Një ekspozitë emocionale mund të shihet në Sofje në kuadrin e festivalit FotoFrabrika. Ajo përfshin 58 vepra të 19 autorëve nga mbarë bota, me libra të publikuar nga FotoEvidence Press. Kjo shtëpi botuese është themeluar gjatë vitit 2010 nga fotoreporterja bullgare Svetllana Bahçevanova dhe David Stuart. Deri më sot FotoEvidence ka publikuar 22 libra, me të cilat e përqendron vëmendjen e shoqërisë te shkelja e të drejtave të njeriut dhe krimet kundër personalitetit. Disa prej tyre kanë qenë në klasifikimet për libra më të mirë fotografikë, si Time, New York Times, Smithsonian magazine etj.
Si punojnë fotografët në zonat e dramës dhe frikës, të cilat i quajmë “pika të nxehta të planetit”?“Thjesht duhet të shkosh atje dhe të mos mendosh për asnjë sekondë se e di gjithçka, se e njeh situatën, se frika është zhdukur, kjo të ruan” –tha në një intervistë Svetllana Bahçevanova.
Pamjet – tablo dygjuhësore me format të gjerë, do të mbeten në Urën e të Dashuruarve pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) deri më 10 qershor. Pas kësaj koleksione të FotoEvidence do të paraqiten për një muaj në të hapur në Sofje, në gardhet e tri shkollave të kryeqytetit dhe të Ambasadës së Sllovakisë.
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..