Pas shirave të stuhishëm gjatë ditëve të fundit në qytetin e dytë bullgar për nga madhësia - Plovdiv, situata aty pak nga pak u normalizua. Reshjet e mëdha përmbytën ndërtesa publike dhe private. Për shkak të situatës u mblodh Shtabi i Krizave. U dha ndihma e duhur për nxjerrjen e njerëzve të cilët kishin mbetur në rrugë me automobilat e vet, si dhe të invalidëve të cilët jetojnë vetëm në banesat e tyre të përmbytura. Shira të stuhishëm u derdhën dhe në qytete të tjera të vendit . Në qytetin Veliko Tërnovo lumi Jantra doli nga shtrati. Uji ka arritur deri në portat e kishës historike “Sh. 40 Dëshmorët e Sebastisë“ që është në pjesën më të ulët të qytetit dhe ka rrezik të përmbushë brendësinë e kishës.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PASE) vendosi të ndërpresë mbikëqyrjen ndaj Bullgarisë. Vendimi u mor me 101 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim. Nga tribuna e parlamentit, deputeti i partisë “Ka një popull të tillë”, Stanisllav..
Së shpejti do të nisë një studim tregu, i ndjekur nga një procedurë konkurrence për zhvillues bullgarë të disa llojeve të dronëve të kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes. Këtë e bëri të ditur Tomisllav Donçev, zëvendëskryeministër dhe ministër i..
Policia në Varna po heton një kërcënim ndaj Biljana Kocevës, motrës së kryetarit të bashkisë së Varnës Bllagomir Kocev, raportoi Radioja Kombëtare Bullgare. "Qëndroni gjallë për njerëzit tuaj të dashur" është mesazhi i shkruar në kutitë e purove të..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të..
Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë..
Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari...